Avokati për deklaratën e Murselit: Dëshmia me e saktë është ajo menjëherë pas ngjarjes

Aktuale

Avokati për deklaratën e Murselit: Dëshmia me e saktë është ajo menjëherë pas ngjarjes

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:16
Avokati Skender Musa

Një ditë me parë është vrarë bashkëshortja e këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murselit.

Vrasja e saj, sipas asaj që Muresli ka deklaruar në polici ka ndodhur gjatë grabitjes në veturë ku ndodheshin ai me gruan dhe fëmijët e tyre.

Duke folur për këtë vrasje, avokati Skender Musa ka thënë se kjo nuk ishe grabitje, por vrasje.

“Vrasjen në Bërnicë e kam parë si vrasje, nuk e kam parë si grabitje. Nuk mund të them nëse ishte vrasje e planifikuar, sepse është ende herët për të dalë me këtë përfundim”, ka thënë Musa.

Ai ka folur edhe për deklaratën e dhënë të Murselit në polici pas vrasjes.

 “Dëshmia me e mirë dhe me e sakta është kur personi vjen në atë gjendje ai e rrëfen komplet situatën, pavarësisht sa mund të jetë i tronditur dëshmitari. Nuk gënjen asgjë sepse komplet truri dhe mendja e tij është e përqendruar në atë që ka ndodhur”, ka thënë Musa.

Ai ka thënë se në rastin e vrasjes së gruas në veturë, duhet të hetohet pozicioni nga ka ardhur plumbi, ku është goditur, hetime të cilat sipas tij, mund të zbulojnë të vërtetën e kësaj ngjare të rëndë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat