Kuvendi i Kosovës nisi punimet e sesionit pranveror me seancë të jashtëzakonshme, për çështjen e çmimit të energjisë elektrike.
Deputetët pikë të vetme të rendit të ditës kanë, shqyrtimin e Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Kjo seancë mbahet me kërkesën e 40 deputetëve nënshkrues për këtë temë.
Më pak se dhjetë deputetë në sallë, seanca ku do të shqyrtohet rezoluta për çmimin dhe faturimin e rrymës nuk nis me kohë
Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme për sot, me fillim nga ora 10:00. Por, siç ndodh jo rrallë herë, as kjo seancë nuk ka nisur me kohë.
Në pamjet live të Kuvendit, në sallë shihen më pak se dhjetë deputetë.
Në këtë seancë është vetëm një pikë në rend të ditës: Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Ndryshe, shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. Sipas tyre, faturat për muajin dhjetor kanë qenë shumë më të larta, edhe pse thonë se kanë shpenzuar njejtë sikurse muajin paraprak. Te KESCO kanë shkuar mbi 1 mijë e 700 ankesa për këtë çështje.
Çmimi i rrymës, Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme, me fillim nga ora 10:00.
Në rend dite deputetët e Kuvendit kanë vetëm një pikë:
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
Seanca e parë e sesionit pranveror të Kuvendit, mbahet konform kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues.