Kurti me mesazhe të fuqishme në Shkup, flet për Radoiçiqin dhe armatimin serb – tregon nëse do të takohet me Vuçiqin

Aktuale

Kurti me mesazhe të fuqishme në Shkup, flet për Radoiçiqin dhe armatimin serb – tregon nëse do të takohet me Vuçiqin

Nga: Bota sot Më: 22 janar 2024 Në ora: 08:33 Përditësuar në ora: 16:02 më 22.01.2024
Liderët e Ballkanit Perëndimor

Kurti: Të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media pas samtit “Ballkani Perëndimor takon BE-në” të mbajtur në Shkup, ka thënë se ai sa herë që i vjen mundësia kërkon që të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Pasi ne jemi shtet normal e demokratik që duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me një shtet që nuk është demokratik, dhe sipas organizatave më prestigjioze ndërkombëtare vlerësohet regjim hibrid. Nuk duhet të penalizohemi. Më 15 dhjetor të vitit 2022 kemi dorëzuar aplikimin zyrtar për anëtarësim në BE. Presim nga Komisioni Evropian pyetësorin me mijëra pyetje e do të jemi të durueshëm e vëmendshëm t’u përgjigjemi të gjithave. Por, nuk është fer që një shtet ku vullneti për t’u anëtarësuar në BE është 94 për qind të mbetet peng i çështjes së normalizimit me një shtet ku vullneti i anëtarësimit mbetet 35 për qind e mbetet prapa nesh sa i përket sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave. Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E kuptoj se BE-ja në thelb e ka fqinjësinë e mirë, por duhet kuptuar se nuk është kollaj të normalizohen marrëdhëniet me një shtet që nuk e ka prioritet as perëndimin as demokracinë’, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë aktualisht dialogu po zhvillohet në nivel të kryenegociatorëve dhe se nuk ka diçka të re sa i përket ndonjë takimi të mundshëm të nivelit të lartë.

Kurti ndërkohë ka thënë se Kosova s’ka vendosur ndonjë masë tregtare ndaj Serbisë, por thjeshtë ka masa sigurie dhe se ato do të mbeten derisa grupi terrorist prapa sulmeve në Banjskë të 24 shtatorit, të mbetet i lirë në Serbi.

Në vitin 2023 që sapo lamë pas, kemi pasur tri sekuestrime masive të armatimit e municionit në veri të Kosovës, më 23 qershor, 5 shtator e 24 shtator kur edhe e vranë rreshterin tonë policor, heroin e kombit Afrim Bunjaku. Gjithë armatimi ishte prodhuar në Serbi e erdhi nga Serbia. Kur kësaj ia shtojmë faktin se grupi paramilitar në masë të madhe pjesëtarët e atij grupi janë të lirë në Serbi me në krye Milan Radoiçiqit., atëherë masat e sigurisë janë të domosdoshme”, ka thënë Kurti.

I pyetur për nismën “Ballkani i Hapur”, Kurti ka thënë para mediave se ai s’është mjaftueshëm evropian e plani për zgjerimin e BE-së “është mjaftueshëm i hapur”.

“Ballkani i Hapur s’ka strategji zhvillimore, s’i ka rregullat e Bashkimit Evropian e as transparencën”, ka shtuar ai.

Kurti: S’ka diçka të re për takim me Vuçiqin, dialogu vazhdon në nivel kryenegociatorësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media është pyetur edhe për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe pritjeve për sa i përket pjesës së parë të vitit 2024.

Kurti ka thënë se tash për tash, dialogu vazhdon në nivel të kryeneogciatorëve dhe se sa i përket ndonjë takimi të mundshëm të nivelit të lartë e për të cilin Kurti potencon se vjen ftesa nga BE, s’ka diçka të re.

“Tash për tash kjo zhvillohet në relacionin dialogu zhvillohet në nivel të kryenegociatorit dhe zëvëndësit tim, Besnik Bislimi dhe lehtësuesit evropianë, Miroslav Lajcak. Tash për tash ky është rrafshi ku do mund të përcaktohen hapat e ardhshëm.

Derisa në nivel të takimit të liderëve për të cilin na vjen ftesa nga Josep Borell, s’ka diçka të re”, ka deklaruar Kurti.

Kurti: “Ballkani i hapur” s’është evropian, BE e mjaftueshme për Ballkanin

Kryeministri Albin Kurti nga konferenca e Samitit në Shkup ka deklaruar se nuk është i lehtë procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke pasur parasysh që shteti fqinj nuk ka vullnet për këtë.

“Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE me procesin e normalizimit. Nuk është e lehtë t’i normalizojmë raportet me dikë sepse dihet se Serbia nuk ka as vullnet as për këtë e as Perëndimin”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për ndërlidhjen mes Samitit në Shkup dhe idesë së Ballkanit të hapur.

“Kjo nuk ka të bëjë me ‘Ballkanin e hapur’ sepse është BE. ‘Ballkani i hapur’ nuk është mjaftueshëm evropian ndërsa Evropa e hapur është e mjaftueshme për Ballkanin. ‘Ballkani i Hapur’ nuk i ka rregullat dhe financimin e BE-së”, ka deklaruar Kurti, transmeton RTKlive.

Ndërkaq për ndërrimin e konferencës nga e përbashkët te dalja e çdo kryeministri veç e veç, ai ka thënë se organizatorët duhet të përgjigjen.

“Nuk jam ne dijeni pse nuk ishte e përbashkët. Me të përfunduar takimi u njoftuam që secili burrështetas do të paraqiste para gazetarëve të veçantë. Do te duhej organizatorët të tregonin”, ka thënë ai.

Kurti: Përderisa Radoiçiq është i lirë në Serbi e po riorganizohet, s’mund t’i heqim masat e sigurisë në kufi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media nga Shkupi, ka thënë se Kosova s’ka vendosur masa tregtare ndaj Serbisë, por janë vetëm masa të sigurisë. Kreu i Qeverisë ka thënë se këto masa të sigurisë janë marrë pasi që autoritetet e Kosovës në tri raste kanë konfiskuar sasi të madhe të armatimit përgjatë vitit 2023.

Kurti ka thënë se njëherë kanë konfiskuar armatim në qershor 2023, pastaj më 4 shtator, dhe me datën 24 kur edhe ndodhi sulmi në Banjskë e u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kryeministri ka thënë se këto armë janë të prodhuar në Serbi dhe në Kosovë kanë hyrë nga Serbia.

“I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia. Dhe kur kësaj ia shtojmë faktin se akti kriminal, në masë të konsiderueshme janë të lirë në Serbi në krye me Milan Radojicicin, masat e sigurisë janë të nevojshme. Ne s’kemi masa tregtare, por masa të sigurisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka ripërsëritur se masat e sigurisë s’mund të hiqen derisa kanë informacione e Radojiçiq e grupi i tij takohen në Serbi e bëjnë plane për riorganizim.

Vuçiq ankohet tek O’Brien për dinarin, sa i përket vizitës në Kosovë thotë se vetëm ka shprehur dëshirë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur në një konferencë për media pas Samitit të sotëm që u mbajt në Shkup.

Ai ka thënë se ka folur për Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione.

“Fola me O’Brien për vendimin për të anuluar pagesat”, ka thënë Vuçiq.

A ka thënë se për këtë çështje do të vazhdojë konsultimet me O’Brien.

Gjithashtu është pyetur nga gazetarët edhe për vizitën që e ka paralajmëruar në Kosovë.

Vuçiq ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën.

“Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiq.

​Samiti në Shkup, anulohet konferenca e përbashkët e liderëve

Është anuluar konferenca e përbashkët e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e cila ishte paraparë të nis pas orës 12:00.

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur të hënën (22 janar) në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Bëhet fjalë për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Mësohet se liderët e shteteve po flasin vetëm për mediet e tyre.

Kurti: Masat e sigurisë ndaj Serbisë s’mund t’i heqim, terroristët po veprojnë të lirë atje

Kosova nuk ka masa tregtare ndaj shtetit serb por vetëm masa të sigurisë për shkak të kërcënimit që i ka bërë gjatë viti 2023 Republikës së Kosovës.

Kështu ka thënë kryeministri, Albin Kurti, në një konferencë për media pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të BE-së e ShBA-së.

Ai ka theksuar se këto masa nuk mund të hiqen derisa në Serbi shtetitin të lirë “terroristët e 24 shtatorit”.

“Tregu i përbashkët rajonal është thelbi i Procesit të Berlinit. Ndërkaq, më Planin e Rritjes do të avancojmë më tej, meqenëse në mënyrë inkrementale dhe sektoriale do të rritet pjesëmarrja dhe qasja në tregun unik të BE-së. Ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, por ne kemi masa të sigurisë, për shkak se në vitin 2023 porsa e kemi lënë pas, tri herë kemi pasur konfiskime, sekuestrime masive të armatimit dhe municionit në veri të Kosovës përkatësisht me data 23 qershor, 5 shtator dhe 24 shtator, ahte kur e vranë rreshterin e Policisë, heroin Afrim Bujnakun.

I gjithë ky armatim është prodhuar në Serbi, dhe i gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia dhe kur kësaj ia shtojmë fakti se grupi paramilitar që e kreu sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit, në maste të konsiderueshme janë të lirë në Serbi më në krye Millan Radojçiq, natyrisht masa e sigurisë së Kosovës janë të domosdoshme. Pra ne nuk kemi masa tregtare ndaj Serbisë, kemi vetëm masa të sigurisë, por, duhet ta theksoj se për shkak të kontrolleve të shtuara në vend kalimet kufitare  ka mundësi që ndërmarrje të caktuar nuk janë aq ë interesuara të kalojën kufirin edhe të vijnë në Kosovë, sikurse dikur. Masa e sigurisë ne nuk mund t’i heqim përderisa e kemi atë grup paramilitar terrorist në seri që vepron i lirë. Dhe na vijnë indor që takohen e riorganizohen pa i ndryshuar qëllimet dhe sjelljet e tyre”, ka thënë Kurti.

Më tej Kurti ka thënë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të ndahet me çështje e normalizimit të raporteve me Serbinë,  pasi shteti serb “nuk e ka në qejf shumë as BE-në e as perëndimin”.

“Ne jemi të qëndrimit që duhet të ndahet procesi i anëtarësimit në BE me çështjen e normalizimit të raporteve me Serbinë. Duhet të na kuptojnë që nuk e kemi të lehte normalizimin e raporteve me një shtet, në të cilin vetëm 35% e popullatës  janë për anëtarësim në BE”, ka shtuar Kurti.

Kurti, gjithashtu komentoi edhe anulimin e konferencës së përbashkët të liderëve evropian.

“Në fillim plani ishte që të ketë një konferencë të përbashkët të të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, mirëpo në fund të tryezës u njoftuam se secili do të mbaj konferenca veç e veç. Më mirë do të ishte që të kishim një konferencë të përbashkët, mirëpo për këtë çështje duhet të pyeten organizatorët”, ka theksuar Kurti.

“Mos i bllokoni fqinjët” – “Kush pengon do të ndëshkohet”, paralajmërimet e BE-së dhe SHBA-së për liderët e Ballkanit

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë u mblodhën sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për planin për rritje ekonomike të rajonit. Por palëve u është vendosur një kusht në këtë plan të rritjes e që thotë se ju nuk duhet të bllokojnë fqinjët.

Kështu deklaroi drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman, i cili ka kërkuar angazhim të madh të liderëve të Ballkanit për rrugën përpara.

“Ne i kemi përveshur mëngët që t’ju ndihmojmë. Jam i inkurajuar nga përkushtimi juaj dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse qeveritë e rajonit vlerësojnë se ky është një prioritet i lartë, dhe vetëm nëse sigurohen se ndryshimet po ndodhin. Pikërisht, logjika thotë se ne do t’ju ndihmojmë që të integroheni mes vete, nëse ju integroheni në tregun e brendshëm. Vlerësoj se kjo është e një rëndësie absolute, sepse pa një integrim të tillë në rajon, ju thjesht nuk do të mund të shfrytëzoni mjaftueshëm përfitimet nga tregu i brendshëm.

Këto janë dy çështje që shkojnë bashkë andaj kemi vendosur një kusht në këtë plan të rritjes e që thotë se ju nuk duhet të bllokoni fqinjët e juaj. Duam të vini me ne. Nëse nuk i bllokoni fqinjët, do t’ju pranojmë, por nëse i bllokoni atëherë nuk do të kemi qasje në tregun e brendshëm, pasi shpenzimet e brendshme nga mosbashkëpunimi janë shumë të mëdha”, ka deklaruar Kopman.

Ndërsa ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, u ka thënë liderëve të Ballkanit Perëndimor se asnjëherë nuk kanë qenë më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Por ai pati një paralajmërim, duke thënë se liderët e Ballkanit se nuk do të kenë mundësi për të penguar rrugëtimin e njëri-tjetrit, sepse nuk duhet të ekzistojnë çështje të pazgjidhura, dhe se kushdo që tenton të pengojë diçka do të përballet me ndëshkime.

Sipas tij, plani i ri i BE-së dallon prej ofertave paraprake.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro.

Rafuna në Shkup: BE është e ardhmja e rajonit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë e Kryetarit të Forumit të Investimeve të Dhomave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë në konferencën "Plani i zhvillimit: Ballkani Perëndimor takon BE-në", që do të mbahet të hënën, më 22 janar, në Shkup, Maqedonia Veriore.

Bëhet e ditur se në këtë konferencë marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6, Bankën Evropiane të Investimeve, Banka për Rindërtim, Banka Botërore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të përqendruar diskutimet e tyre në dy nga katër shtyllat e Planit të Rritjes: të ardhmen e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian.

“Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor është kthyer në një nga partnerët kryesorë të BE-së më projektet për të përgatitur rajonin për integrim në BE”, thuhet në një njoftim të Odës Ekonomike të Kosovës.

Kryetari Rafuna, një ditë para konferencës, u shpreh se do të angazhohet që të ndërtohen sa më shumë ura bashkëpunimi mes bizneseve të rajonit dhe BE-së.

“BE është e ardhmja e rajonit dhe bizneset janë ato që të parat po e trasojnë rrugën e integrimit për këtë do të angazhohem edhe në këtë konferencë “, u shpreh kryetari Rafuna, thuhet tutje në këtë njoftim.

Kurti e ‘godet’ Vuçiqin nga tavolina e Samitit, ia përmend Banjskën dhe kërkon njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Shkup para liderëve të Ballkanit Perëndimor si dhe zyrtarëve të lartë të BE-së dhe SHBA-së, ka theksuar nevojën për ndërprerjen e kërcënimeve dhe promovimin e bashkëpunimit mes shteteve dhe institucioneve

Kurti gjatë fjalës së tij, e ka goditur presidentin serb, Aleksander Vuçiq, i cili po ashtu po merr pjesë, duke ia përmendur Banjskën.

Kurti ka thënë se që rajoni të përparojë dhe që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin, duhet që të ndalen kërcënimet e sigurisë.

A i po ashtu tha se integrimi dhe rritja e shkëmbimeve tregtare s’mund të ndodh nëse liria e mallrave shfrytëzohet për të transportim të armatimit e municionit apo për të financuar sulme terroriste, duke e lidhur me sulmin e 24 shtatorit dhe armatimin e futur nga Serbia në Kosovë.

“Për rajonin, që të integrohet ekonomikisht dhe që qytetarët të afrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndalen. Integrimi I thellë dhe rritja e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve kërkon besim reciprok dhe raporte normale. Kjo s’mund të ndodh nëse liria për mallrat shfrytëzohet për lëvizje të armatimit apo për të financuar sulme terroriste. Normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke mendoj se është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve tonë. Anëtarësimi në BE është zgjedhje”, ka thënë Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat