Një pronar i njërit nga motelet në Kosovë, thotë se për çdo klient lëshohen kupona fiskal.
“Moteli punon duke respektuar të gjitha ligjet dhe rregullat e shtetit, andaj për çdo klient lëshohet kupon fiskal”, tha ai në kushte anonimiteti për emisionin “Kosova Today”.
Tutje pronari tha se pushuesve u kërkohet kartelë identifikime, ai tha se kjo bëhet “për shkaqe sigurie”.
Ai mohoi atë që flitet se koha e mëngjesit (para orës 8), dhe koha e pauzës (12-1) janë kohët me fluksin më të madh të klientëve.
“Nuk është e vërtetë që ka kohë të caktuar ose ditë të caktuara që fluksi është më i madh, varet nga dita në ditë, kur klientët dëshirojnë të vizitojnë motelin”.