Tabelat e komunikacionit që tregojnë vendbanimet të shkruara në cirilik në në veri të Kosovës sot janë zëvendësuar me tabela dygjuhëshe.
Ato janë shkruar në gjuhën shqipe dhe atë serbe, por me alfabet latin.
Siç raporton mediumi në gjuhën serbe “KoSSev”, tani për tani janë zëvendësuar tabelat nga Rudare në Soçanicë.
Plani është që sot të ndërrohen deri në Jarinje.