Mobilizohet Policia e Kosovës në veri

Aktuale

Mobilizohet Policia e Kosovës në veri

Më: 26 mars 2024 Në ora: 00:19
Polic i Kosovës

Afrimi i ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, ka bërë që Policia e Kosovës të rrisë gatishmërinë, derisa orari i njësive speciale të zgjatet në 48 orë, raporton tev1.info

Sipas burimeve të tëvë1.info pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës po punojnë me orar më të zgjatur. Ata ka pesë ditë që janë kthyer në orarin 48 orësh.

Ndërkohë, në deklaratat publike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se MPB-ja, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë janë në komunikim të vazhdueshëm dhe se gjithçka është nën vëzhgim. Sipas tij, këto institucione përgjegjëse po i informojnë edhe partnerët e vendit për sigurinë.

“Kur ka situata të këtilla kur mund të cenohet siguria meqenëse automjetet ushtarake afrohen afër kufirit, ne i përcjellim me vëmendje nëse po synojnë ta kalojnë kufirin. Janë në komunikim të vazhdueshëm Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe AKI. Gjithçka është nën vëzhgim dhe në gjendje përgatitore e gatishmërie për çfarëdo befasie që mund të na ndodhë. Në ndërkohë, natyrisht që këto institucione diskutojnë, bashkëbisedojnë dhe njoftojnë partnerët tonë ndërkombëtarë. Edhe KFOR-in, EULEX-in, por edhe NATO-n e BE-në ma lart”, kishte deklaruar Kurti para gazetarëve.

Kjo nuk është hera e parë që policët e njësive speciale punojnë me orare të stërzgjatura. Sa herë që ngriten tensionet në pjesën veriore ata detyrohen të punojnë madje deri në 72 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat