Gërvalla: Ndalimi i shqiptarëve të Koosvës sot në Serbi lidhet me rezultatin e djeshëm që mori Kosova në Asamblenë e KiE

Aktuale

Gërvalla: Ndalimi i shqiptarëve të Koosvës sot në Serbi lidhet me rezultatin e djeshëm që mori Kosova në Asamblenë e KiE

Më: 17 prill 2024 Në ora: 18:59
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka mbajtur një konferencë për media, të martën.

Ajo ka thënë se ndalimi i kosovarëve në Serbi lidhet me rezultatin që Kosova mori të martën në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Ajo ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar Kosovën, ndërkaq tash po i zbaton ato kërcënime.

“Unë jam e mendimit që një veprim i tillë bazohet në atë që ndodhi ditën e djeshme. Jemi dëshmitar të deklaratave kërcënuse të presidentit serb Vuçiq i cili ka kërcënuar jo vetëm Kosovës po edhe mbështetësit tanë që vota pro Kosovës do të ketë pasoja”.

“Vuçiqi ka nisur zbatimin e kërcënimeve të tij”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka shtuar se gjatë ditës së sotme ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat