Bashkëluftetari i Agim Ramadanit, Naser Vllasi i njohur me nofkën ‘Kobra’ ka thënë se Kadri Veseli ka qenë pjesë e strukturës Intelegjente në ministrinë e Mbrojtjes së Ahmet Krasniqit.
Në Kanal10, Vllasi ka treguar se kishte pasur përpjekje për unifikimin e një shërbimi të vetëm, mirëpo sipas tij, pas atentatit ndaj Ahmet Krasniqit ishte parë që këto përpjekje nuk ishin reale.
“Po e them për herë të parë që Kadri Veseli ka qenë pjesë në resorin e Sigurisë në linjën institucionale”, ka thënë Vllasi.
“Pasi ai nuk ka pasur shkollë ushtarake të kryer, Veseli në vijën institucionale llogartiet ushtar për siguri”, ka thënë Vllasi.
Ai ka thënë se paslufte më nuk ka shërbyer si pjestarë i Sigurimit të Atdheut, ndërsa me krijimin e SHIK-ut, sipas tij, Sigurimi i Atdheut ka qenë i obliguar t’i jap llogari këtij insitucioni në kanale të fshehta.