Përfundon procesi i votimit në veri – dështoi nisma për largimin e kryetarëve

Aktuale

Përfundon procesi i votimit në veri – dështoi nisma për largimin e kryetarëve

Nga: Bota sot Më: 21 prill 2024 Në ora: 07:16 Përditësuar në ora: 08:49 më 21.04.2024
KQZ

Shtatë qytetarë deri më tani votojnë në Leposaviq

Deri më tani në objektin e Komunës së Leposaviqit kanë votuar shtatë qytetarë.

Sipas kryesuesit të kësaj qendre, Artan Mezraja, pesë prej tyre janë personel i KQZ-së, kurse dy të tjerët qytetarë.

Në objektin e komunës së Leposaviqit tashmë kanë arritur edhe vëzhguesit e rrjetit të organizatave jo qeveritare “Demokracia në Veprim”.

Elezi: Ftoj qytetarët e komunave në veri të marrin pjesë në procesin e votimit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri janë hapur me kohë.

Ai, në një konferencë për media, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit.

Ftoj ata të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, ka thënë Elezi.

Ende asnjë votues në Mitrovicën e Veriut

Asnjë ende votues në Mitrovicë të Veriut, tek ish-objekti komunal.

Kështu raportohet nga terreni.

Tashmë janë hapur qendrat e votimit në Zubin Potok, Zveqan, Leposaviq dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

​Vetëm një vendvotim me kusht në Zubin Potok

Zyrtari i caktuar nga KQZ për komunën e Zubin Potokut, Agim Kastrati ka deklaruar se procesi i votimit pro ose kundër kryetari të kësaj komune, Izmir Zeqiri ka filluar me kohë dhe deri tani nuk ka ndonjë problem të theksuar.

Ai derisa ka treguar sa qendra të votimit janë në këtë komunë, ka shtuar se sa u përket sigurisë nuk ka asnjë problem.

Kastrati: Kemi vetëm një vendvotim me kusht

"Mund t’iu informojë se në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit që tanimë veç janë të reduktuara, fuzionuara. Komuna e Zubin Potokut do të kishte 14 qendra të votimit me 15 vendvotime duke marrë parasysh se e kemi edhe vendvotimin me kusht, pra sipas ligjit kemi vetëm një vendvotim me kusht. Kemi pesë qendra të votimit me 11 vendvotime. Të gjitha qendra e votimit në këtë komune tani janë të hapura dhe janë të gatshme t'i presin votuesit e pare", tha Kastrati.

Kastrati tha se në këtë proces është angazhuar edhe policia.

Ndërsa ka theksuar se përveç disa problemeve teknike, nuk ka probleme tjera të theksuara.

Kastrati: Reduktimi i qendrave të votimit ka të bëjë më çështje politike

"Është angazhuar policia, materiali ka arritur në kohën e duhur. Përveç disa problemeve të vogla teknike nuk kemi pas diçka tjetër...Ne jemi të gatshëm në çfarëdo mase të vinë të votojnë...Reduktimi i qendrave të votimit ka të bëjë më çështje politike, shkollat që kanë qenë dashtë të jenë qendër e votimit kanë pasur pengesa, ne e kemi pas planin B dhe kemi filluar të punojmë sipas vendimeve të KQZ-së", shtoi Kastrati.

Ai ka thënë se ka siguri për të vazhduar ky proces votimi.

Kastrati: Jemi të sigurtë

"Personalisht ndihem shumë i sigurtë, nuk kam asnjë problem rreth çështjes së sigurisë, posaçërisht pasi këtu jemi në objektin e komunës ku prezent janë edhe policia, por edhe në qendrat tjera nuk ka ndonjë problem eventual", ka bërë të ditur Kastrati.

Mes tjerash, ai ka thënë se deri në këto momente asnjë qytetarë nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në këtë komunë.

Kastrati: Askush nuk ka votuar deri tash

"Nuk kemi informacione deri tash që e ka shfrytëzuar dikush të drejtën e votës. Anëtarët e këshillave të votimit e kanë të obliguar të votojnë, janë të caktuar në vendvotimet e tyre, gjatë ditës do të votojë në atë qendër ku është i caktuar", përfundoi Kastrati.

Në Zubin Potok nuk funksionon interneti, si pasojë nuk punojnë kamerat

Në komunën e Zubin Potokut nuk është duke funksionuar interneti dhe si shkak i kësaj nuk funksionojnë kamerat.

Derisa në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri më tani jane pesë votues.

Kujtojmë, që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për sot ku ka shpalosur informacione në lidhje me procesin e votimit për apo kundër shkarkimit të kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.

 "Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit është 8, në Zubin Potok 5, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.

Në përgjithësi, numri i Qendrave të Votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut është 46,556 votues", tha zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi.

Në emër të KQZ-së, Elezi ftoi të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.

​Hapen qendrat e votimit edhe në Zubin Potok

Në objektin e Komunës së Zubin Potok është gati për të nisur procesin e votimit pro ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve në komunat e pjesës veriore të vendit.

Edhe nga KQZ ka konfirmuar se materialet janë shpërndarë me kohë, e po ashtu edhe organizatat që monitorojnë votimet veçse kanë arritur.

Në këtë komunë kanë të drejtë vote mbi 6 mijë e 600 qytetarë në pesë qendra të votimit me 11 vendvotime. Po ashtu, në këtë objekt të komunës është e vetmja qendër që mund të votohet me kusht.

Prezentë në këto proces të votimit shihen edhe forca KFOR-it dhe ato të Policisë së Kosovës.

Kolona të gjata në Zubin Potok, pasi qytetarët dalin për të votuar

Sot do të votohet për ose kundër shkarkimit aktual të katër kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Në Zubin Potok, shihen kolona të gjata, ku qytetarët po dalin për të votuar.

​Hapen të gjitha qendrat e votimit në veri të Mitrovicës

Janë hapur në orën 7.04 të mëngjesit, të gjitha qendrat në veri të Mitrovicës, të cilat do të shërbejnë për votimin pro ose kundër largimit nga funksioni të kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.

Në këtë proces në veri të Mitrovicës po votohet gjithsej në pesë qendra, ndërsa të drejtën e votës e kanë gjithsej 18 mijë e 796 votues.

Në kohën kur po raportojmë, në njërën prej qendrave të votimit që është objekti i komunës, nuk ka qytetarë të interesuar për të marrë pjesë në këtë proces, ndërsa vërehet prania e strukturave të sigurisë, përkatësisht pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, afër kësaj qendre.

Ndryshe, ky proces i votimit për të qenë i suksesshëm duhet pjesëmarrja e 50 përqind plus 1 votë nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, në të kundërtën procesi do të dështojë dhe mund të përsëritet pas një viti, atëherë kur edhe pushon mandati i kryetarëve të të gjitha komunave të vendit, si dhe kur duhet të organizohen zgjedhjet e përgjithshme lokale në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. 

Në katër komuna në veri ka arritur materali zgjedhor

Qytetarëte katër komunave në veri sot do t’u drejtohen kutive të votimit për të shkarkuar ose jo katër kryetarët e komunave. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

Në qendrën e votimit me numër 3805, në Mitrovicë të Veriut, sipas menaxherit të kësaj qendre, Hashim Bekteshi gjithçka është gati për të nisl votimi. Materiali ka arritur me kohë.
 
Bekteshi tha se në orën 11 do të dalin me një njoftim për numrin e qytetarwve të cilwt do të ushtrojnë të  drejtën për të votuar pro ose kundër shkarkimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Në Zubin Potok në qendrën e votimit në objektin e komunws është gjithçka gati për të nisur procesin e votimit.

Ka arritur materiali zgjedhor në pikën e votimit në komunën e Leposaviqit.

Bashkë me materialin zgjedhor kanë ardhur edhe kam erat e sigurisë.

Në Leposaviqit do të jenë të hapura 9 qendra votimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat