Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se pena me të cilën u nënshkrua vendimi final i liberalizimit të vizave për Kosovën, e të cilën ua dhuroi eurodeputeti Thijs Reuten, sot e dorëzuan pranë Muzeut Kombëtar.
“Bashkë dhe me ministrin Hajrulla Çeku, theksuam rëndësinë e finalizimit të procesit dhe simbolikën e këtij objekti, i cili dhe pritet të shfaqet më tutje në ambjentet e muzeut.
Falënderoj zëvendësuesen e drejtorit të Muzeut, znj. Vjollca Aliu, për mikpritjen, bisedën dhe vizitën e zhvilluar”, ka njoftuar Bislimi.