​Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë dhe Bujanoc

Aktuale

​Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë dhe Bujanoc

Nga: Bota sot Më: 2 qershor 2024 Në ora: 08:33 Përditësuar në ora: 00:06 më 03.06.2024
Foto ilustrim

​Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë dhe Bujanoc

Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratike ka shpallur fitoren në Preshevë për zgjedhjet e sotme lokale, ndërsa Fronti për Ndryshim shpalli fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.

Nga rezultatet preliminare të publikuara, PVD në Preshevë ka marrë 4.078 vota. Pas fitores Sinani u ka premtuar votuesve se do të udhëheqë me përgjegjësi.

“Me mençuri politike kemi dëshmuar se dimë me udhëheq të gjitha proceset për 30 vjet, ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Dhe me maturi e me këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhme, andaj me këtë fitore bindëse më keni ngarkuar me një përgjegjësi për të udhëheq me komunën e Preshevës”, u shpreh Sinani në videon e publikuar nga Tëvë1, përcjell Klankosova.tv

Rezultatet preliminare në zgjedhjet lokale në Preshevë:

Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë

Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë

Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë

Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë

Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë

Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar

Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar

Ndërsa Fronti për Ndryshim shpalli fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc. Sipas rezultateve preliminare nga pesë qendrat e votimit ku votuan shqiptarët në Bujanoc, më së shumti vota mori Fronti për Ndryshim në krye me Arbër Pajazitin, me gjithsej 2.684 vota, raporton Klan Kosova.

Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka pranuar humbjen.

“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

​Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë dhe Bujanoc

Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratike ka shpallur fitoren në Preshevë për zgjedhjet e sotme lokale, ndërsa Fronti për Ndryshim shpalli fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.

Nga rezultatet preliminare të publikuara, PVD në Preshevë ka marrë 4.078 vota. Pas fitores Sinani u ka premtuar votuesve se do të udhëheqë me përgjegjësi.

“Me mençuri politike kemi dëshmuar se dimë me udhëheq të gjitha proceset për 30 vjet, ky proces ishte shumë i rëndësishëm. Dhe me maturi e me këmbë në tokë duhet ta qeverisim për katër vitet e ardhme, andaj me këtë fitore bindëse më keni ngarkuar me një përgjegjësi për të udhëheq me komunën e Preshevës”, u shpreh Sinani në videon e publikuar nga Tëvë1, përcjell Klankosova.tv

Rezultatet preliminare në zgjedhjet lokale në Preshevë:

Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë

Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë

Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë

Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë

Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë

Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar

Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar

Ndërsa Fronti për Ndryshim shpalli fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc. Sipas rezultateve preliminare nga pesë qendrat e votimit ku votuan shqiptarët në Bujanoc, më së shumti vota mori Fronti për Ndryshim në krye me Arbër Pajazitin, me gjithsej 2.684 vota, raporton Klan Kosova.

Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka pranuar humbjen.

“Të dashur miq, zgjedhjet mbaruan dhe, për fat të keq, këtë herë nuk arritëm të fitojmë. Faleminderit secilit prej jush për mbështetjen e palodhur, për besimin dhe përkushtimin. Ky nuk është fundi”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Kush fitoi në Bujanoc? Shqiprim Arifi flet për procesin zgjedhor dhe i dërgon porosi Kurtit

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka komentuar procesin e sotëm zgjedhor në Kosovën Lindore.

Në një postim në Facebook Arifi ka reaguar duke thënë se qytetarët e Preshevës “i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë”.

Arifi e ka konsideruar si të ulët pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor, por ka thënë se Arbër Pajaziti është fitues i zgjedhjeve në Bujanoc.

Postimi i plotë:

Populli në Luginë i tha jo Albinit!

Edhe përkundër mbështetjes së Albinit dhe jojshes me parat e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, populli në Luginë të Preshevës i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë.

Nuk mbahet mend që të ketë pasur një pjesëmarrje kaq të ulët ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Preshevë. Ashtu siç ka qenë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku shqiptaret e Luginës i bojktotuan zgjedhjet për shkak të përçarjes së Kurtit nga Prishtina në Luginë.

Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit. Njëkohësisht i kanë shërbyer 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Republikës së Kosovës për blerje votash.

Jo çuditërisht edhe në këto zgjedhje lokale PVD-në e ka asistuar Dora e hekurt e Beogradit.

Në Komunën e Preshevës, pas 8 vitesh fitore të njëpasnjëshme të Alternativës, qytetarët vendosen kësaj radhe një vërdikt tjetër.

Gjithashtu ne Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës Arbër Pajaziti është fituesi i zgjedhjeve. Urime Arbërit për fitoren e merituar.

Faleminderit të gjithë qytetareve votues nga Lugina që vendosën këto rezultate për 4 vitet e ardhshme.

Përfundon votimi në zgjedhjet lokale në Serbi

Serbia mbajti zgjedhje lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera më 2 qershor, ku u raportua për parregullsi në pjesë të ndryshme, por kryesisht kushte të qeta votimi.

Zgjedhjet lokale u mbajtën edhe në Luginën e Preshevës, ku partitë shqiptare garuan me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.

Autoritetet serbe nuk raportuan për incidente serioze gjatë ditës, edhe pse liderët e opozitës u ankuan se partia në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS) vendosi “qendra të thirrjeve” për të ndikuar në votim.

Anëtarët e opozitës thonë se qendrat e thirrjeve u përdorën nga SNS-ja për t’i blerë votuesit dhe se ato përmbajnë lista alternative.

Ana Bërnabiq, ish-kryeministre nga SNS-ja dhe tani kryetare e Kuvendit, i mohoi akuzat.

“Ne e kemi një qendër të thirrjeve. Ne kemi anëtarë, të cilët, në ditën e zgjedhjeve, i ftojnë anëtarët dhe simpatizantët e tjerë, anëtarët e familjeve, fqinjët dhe miqtë për të dalë për të votuar”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Policia në Novi Sad tha se disa oficerë policorë u sulmuan, edhe pse shtoi se “nuk ka pasur incidente serioze”.

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 20:00.

Përsëritja e zgjedhjeve në Beograd u mbajt njëkohësisht me zgjedhjet lokale në qytetet dhe komunat e tjera, pas kërkesës së opozitës, edhe pse një pjesë e saj tha se do t’i bojkotonte zgjedhjet lokale.

Asnjë palë nuk arriti ta formojë shumicën për Asamblenë e Qytetit në Beograd pas zgjedhjeve që u mbajtën në dhjetor, të cilat u kritikuan ashpër nga vëzhguesit ndërkombëtarë, sipas të cilëve kishte “parregullsi” në zgjedhjet lokale dhe nacionale.

Ato shqetësime u bënë jehonë akuzave nga opozita se partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiq, SNS, dhe aleatët e saj, kishin transportuan me autobusë votues posaçërisht në Beograd nga vende të tjera.

Një ndryshim në ligjin për zgjedhje në Serbi mundësoi që rivotimi në Beograd të mbahej njëkohësisht me zgjedhjet lokale në Novi Sad, Nish dhe në qytetet e komunat e tjera të vendit.

Megjithatë, disa grupe opozitare paralajmëruan bojkotimin e votimit prapëseprapë, për shkak se, sipas tyre, nuk ishin përmirësuar kushtet.

Një grup punues i përbërë nga përfaqësues të pushtetit dhe opozitës u formua në fund të prillit për t’i adresuar disa prej rekomandimeve të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), për përmirësimin e procesit të votimit.

Vëzhguesit e ODIHR i vëzhguan zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Serbi.

Në Beograd, qytetarët votuan për t'i zgjedhur 110 anëtarë të Asamblesë së Qytetit për një mandat katërvjeçar, të cilët më pas votojë për emërimin e kryetarit.

Opozita e Bashkuara proevropiane bëri fushatë të madhe para zgjedhjeve në Beograd në dhjetor, me mesazhin marrja e kryeqytetit do të ishte hapi i parë drejt rrëzimit të Vuçiqit dhe aleatëve të tij, të cilët janë në pushtet prej vitit 2012.

Vuçiqi ka lidhur marrëdhënie diplomatike dhe tregtare me Rusinë dhe Kinën, si dhe i ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska më 2022.

Image

Një qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale në Beograd, 2 qershor 2024.

Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc

Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonje incident serioz . Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka ka shkuar relativisht mirë, me incidente të lokalizuara.

Votimi llogaritet të jetë mbi 30 për qind, ndërsa rezultatet preliminare pritet të dalin pas orës 22:00. Të dhënat për RTK janë konfirmuar nga kryetarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore në këto komuna.

Kujtojmë se nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh.

Në Preshevë në garë kanë qenë 6 subjekte shqiptare dhe 1 të pakicës serbe. Në Bujanoc ndërkaq kanë garuar 4 subjekte të shqiptarëve, 4 të serbëve dhe 1 subjekt që udhëhiqet nga minoriteti rom.

​Zgjedhjet në Bujanoc, Musliu nga LDP fton qytetarët për dalje masive

Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga radhët e Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Shqiprim Musliu, ka votuar në zgjedhjet e sotme për kryetar të kësaj komune.

Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke thënë se ajo është përcaktuese për mandatin e ri katërvjeçar.

Musliu: Vota e qytetarëve përcakton mandatin e ri katërvjeçar

“Unë sot e kreva obligimin qytetar, bashkë me familjen time, për Bujanocin. Uroj që qytetarët tanë të dalin masovikisht ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, dhe vota e tyre është përcaktuese për mandatin katërvjeçar. Uroj që të ecë një proces i mbarë dhe i mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit dhe të jetë një fillim i ri për secilin prej nesh duke filluar nga sot”, ka thënë Musliu.

I pyetur se a do të respektohet marrëveshja PD, PVD dhe LPD për koalicion pas zgjedhor për mandatin e ardhshëm, e cila u nënshkrua para zgjedhjeve, Shqiprim Musliu ka konfirmuar se do t’i qëndrojnë deri në fund.

Musliu: Çdo gjë që kam nënshkruar deri më sot, i kam qëndruar prapa

“Unë, Shqipërim Musliu, çdo gjë që e nënshkruaj, në raport me partnerët, do ta respektoj deri në pikën e fundit, dhe çdo gjë që e kam nënshkruar deri sot, i kam qëndruar mbrapa, deri në pikën e fundit”, thënë ai.

Në garë për të parin e Bujanocit janë edhe Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike (PD), si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim. 

Vazhdon votimi në Bujanoc e Preshevë, gjithçka po shkon mirë

Vazhdon normalisht procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës. Sipas zyrtarëve të Komisioneve  Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka është duke shkuar mirë.

13.5% është dalja e qytetarëve në votime në komunën e Bujanocit deri në ora 12:00,  kurse në komunën e Preshevës deri këtë kohë kanë votuar 10.5 përqind e votuesve.

Të dhënat janë konfirmuar nga kryetarët e Kuvendeve Komunale Zgjedhore në këto komuna.

 Alban Mehmeti, kryetar i KKZ në Preshevë ka thënë se gjithçka është duke shkuar mirë dhe nuk ka pasur asnjë incident që mund t’i jepte hije të keqe votimit.

Pasi kanë votuar, kandidatët për kryetar të komunave, kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

​Fronti Evropian me deklaratë politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet

Kryetarët e partive politike në kuadër të Frontit Evropian sot në Tetovë kanë nënshkruar deklaratën politike mbi legjitimitetin etnik zgjedhor, e cila do t’i dërgohet të gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Deklarata politike vjen pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 8 majit në Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas Frontit Evropian e “vënë në pikëpyetje frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe për pasojë janë rikthim në politikën e njohur përçaj e sundo.”

“Ne, forcat vendore dhe komuniteti ndërkombëtar, garantues i Marrëveshjes së Ohrit dhe lehtësues i Marrëveshjes së Majit, nuk duhet të lejojmë kthim prapa,” thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë:

Marrëveshja Paqësore e Ohrit, e firmosur nga të gjitha forcat politike relevante në vend, e garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, në parimet themelore thekson që:

“Një shtet modern demokratik, në rrjedhën e vet të natyrshme të zhvillimit dhe maturimit, duhet vazhdimisht të sigurojë që Kushtetuta e vet të plotësojë tërësisht nevojat e të gjithë qytetarëve të vet dhe të përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare, si dhe vetë të mbindërtohet vazhdimisht.”

Prandaj, ne, të poshtënënshkruarit:

Ritheksojmë kursin tonë euro-atlantik si alternativë e vetme për të ardhmen e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe angazhimin tonë për zbatim të plotë të normave dhe të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe atë për fqinjësi të mirë dhe mbylljes së të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët si parakusht për të vijuar rrugën evropiane, konstatojmë pa tjetërsinë e zbatimit të demokracisë konsensuale në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përsërisim që partnerët koalicionues qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i dy komuniteteve më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe përfaqësuesve legjitim të komuniteteve tjera të shprehur në zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, e drejtë kjo zakonore e zbatuar në vendin tonë që mundëson legjitimitet, demokraci funksionale, kohezion shoqëror, konsensualitet dhe përfaqësim të drejtë në vendimmarrje.

Prandaj, demokracia në vendin tonë mund të jetë funksionale dhe e qëndrueshme vetëm atëherë kur komuniteti shumicë respekton përfaqësuesit legjitim të vullnetit politik të shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të komuniteteve tjera.

Demokracia konsensuale në vendin tonë nënkupton organizim të komuniteteve në parti politike dhe pjesëmarrje në zgjedhje për ta fituar legjitimitetin e bashkëkombësve të tyre dhe ky vullnet i komuniteteve tona, rrjedhimisht, pa tjetërsisht duhet të respektohet nga mandatari.

Mos respektimi i legjitimitetit mundëson etablimin e hegjemonisë etnike dhe paraqet poshtërim ndaj shqiptarëve, turqve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve.

Ky majorizim monoetnik, që shkel mbi legjitimitetin e komuniteteve tjera etnike, rëndon bashkëjetesën, demokracinë dhe nuk duhet të lejohet nga të gjithë ne bashkërisht.

Ne, forcat vendore dhe komuniteti ndërkombëtar, garantues i Marrëveshjes së Ohrit dhe lehtësues i Marrëveshjes së Majit, nuk duhet të lejojmë kthim prapa, zhbërje të të arriturave të deritanishme të përbashkëta dhe duhet të pamundësojmë përsëritje të mosrespektimit të vullnetit politik dhe legjitimitetit të sovranit, sepse të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për paqen, sigurinë, stabilitetin e vendit dhe rajonit tonë.

Zgjedhjet komunale në Serbi – Kolon e gjatë në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë, për shkak të zgjedhjeve komunale në Serbi.

Qytetarët serbë po votojnë në zgjedhjet lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera, përfshirë dhe në Luginën e Preshevës.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar njofton se në këtë pikë kufitare hyrjet dhe daljet janë 3 deri në 5 minuta.

Ndërkaq, nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Kjo është konfirmuar për Radio Televizionin e Kosovës nga Komisionet Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc, ku nuk evidentohet ndonjë incident i çfarëdo lloj natyre.

Presheva ka rreth 43500 votues të cilët do të votojnë në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët do të votojnë në 59 vendvotime për 41 mandate.

Në të dy komunat vlen rregulli i njëjtë, i arritjes së shumicës prej 21 mandateve të këshilltarëve për të arritur zgjedhjen e kryetarit të komunës, i cili pra nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt.

​Telefonatat anonime nga serbët, Kamberi: Popullata nuk bie pre e ndikimeve

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka treguar se gjithçka po shkon në rregull gjatë procesit të votimit në komunën e Bujanocit.

Kamberi ka theksuar se dy ditët e fundit ka telefonata me numra të panjohur në gjuhën serbe për të votuar një listë të tyre, pas të cilave dyshohet të qëndrojnë përfaqësues të organeve shtetërore. Kamberi shpreson që populli mos të bie pre atyre ndikimeve.

Kamberi: Popullata nuk do të bie pre e ndikimeve të Serbisë

“Informacionet që kam deri tani, procesi po shkon në rregull, janë hapur vendvotimet, nuk është hasur asnjë problem dhe pres që gjatë gjithë ditës kështu të shkoj. Sa i përket ndërhyrjeve në proces zgjedhor, Serbia është një vend i cili tashmë është karakterizuar dhe është legjitimuar në një formë edhe me një rezolutë të parlamentit evropian nga një vend në të cilin ndërhyrjet në zgjedhje janë të shpeshta. Kemi pasur dy ditët e fundit ndërhyrje telefonike në formë të këshillave, sugjerimeve, të votojmë për një listë këtu dhe këshillat vijnë në gjuhën serbe nga telefonata me numër të panjohur. Dyshimi jonë është se janë këta përfaqësues të organeve shtetërore që mundohen të ndërhyjnë në procesin zgjedhor, por besoj popullata jonë nuk do të bie pre e atyre ndikimeve... Është me rëndësi për Bujanoc që të gjithë shqiptarët në çdo vendbanim t’i përgjigjen ftesës për zgjedhje të votojnë për kandidatët e vet dhe në një formë ta verifikojmë atë që dy vite më parë -përcaktuam regjistrimin e popullsisë, që shqiptarët janë shumicë në këtë komunë dhe besoj se do të ketë një shumicë të re të ndërtuar prej partive politike shqiptare”, ka thënë Kamberi.

Kandidati për kryetar të Bujanocit nga Alternativa për Ndryshim Arbër Pajaziti ka thënë se qytetarët e Bujanocit kanë nevoja elementare, pasi shumica ballafaqohen me shkeljen e të drejtave elementare të njeriut.

Pajaziti: Qytetarët e Bujanocit kanë nevoja për të drejta elementare

“Qytetarët e Bujanocit kanë nevoja elementare, sepse shumica prej tyre ballafaqohen me shkeljen e të drejtave elementare të njeriut edhe me probleme tjera bazike siç është uji i pijshëm, infrastruktura dhe gjëra të tilla. Ka probleme shumë për shqiptarët në Serbi. Andaj do të angazhohemi në të gjithë instancat shtetërore e ndërkombëtare që këtë të drejtë t’ia sigurojmë qytetarëve tanë”, ka thënë Pajaziti.

Kandidatë për kryetar të Bujanocit janë edhe Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike (PD), njëherësh kryetari aktual i komunës dhe Shqiprim Musliu nga Lëvizja për Progres Demokratik (LPD). 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat