Qytetarët e komunave në veri ftohen për regjistrim në Zyrat e Punësimit, ofrohet mundësi e subvencionit prej 70% të pagave

Aktuale

Qytetarët e komunave në veri ftohen për regjistrim në Zyrat e Punësimit, ofrohet mundësi e subvencionit prej 70% të pagave

Më: 4 qershor 2024 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ftuar të gjithë punëdhënësit dhe punëkërkuesit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit që të regjistrohen në Zyrat e Punësimit në komunat e tyre për të aplikuar për masën e punësimit për qytetarët e këtyre komunave.

Sipas njoftimit theksohet se masa ofron mundësinë e subvencionit të  70 për qind të pagës së punëtorëve të angazhuar për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Për më shumë, ju lutemi ndiqni deklaratën e Dragan Lesheviq, Udhëheqës i Zyrës së Punësimit në Komunën e Leposaviqit” ,thuhet në njoftim.

Detaje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat