Konjufca priti në takim Tony Blair

Aktuale

Konjufca priti në takim Tony Blair

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 11:09
Tony Blair dhe Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në kuadër të shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të vendit, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Blair, më herët u takua me presidenten Osmani, me ç’rast mbajtën një konferencë për media.

Gjatë konferencës, Blair tha se në Kosovë janë duke ndodhur shumë gjëra pozitive, të cilat siç ka thënë, janë mësim për tërë botën.

Blair ka deklaruar se mezi pret që të vijë dita kur Kosova të zë vendin në familjen e Kombeve të Bashkuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat