Elshani tregon cila ishte beteja e parë frontale e xhiruar në Kosovë

Aktuale

Elshani tregon cila ishte beteja e parë frontale e xhiruar në Kosovë

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 22:04
Gazmend Elshani

Fotoreporteri i luftës, Gazmend Elshani ka rrëfyer copëza nga puna e tij gjatë betejave në luftën e fundit në Kosovë.

Elshani ka treguar se beteja e parë që ai e ka dokumentuar ka qenë në Baicë e Grykë të Llapushnikut.

Ndërsa për fotoreporterin Elshani, betejat në realitet janë shumë më ndryshe se ato që paraqiten në filma.

“Fronti i parë që e kemi xhiruar ka qenë ofensiva e shtatorit të 98-tës, aty ka qenë një ballafaqim i forcave tona me forcat serbe, në Baicë dhe në Grykën e Llapushnikut. Ky ka qenë ai filmimi i parë i një fronti të luftës së UÇK-së. Në betejë ajo që shihet në filma është më ndryshe se ajo që shihet në realitet, nuk ka të bëjë asgjë me realitetin”, është shprehur ai.

Ndërkohë, ai ka treguar edhe për sfidat më të cilat është ballafaquar gjatë ushtrimit të profesionit të tij në kohë lufte.

Elashani ka thënë se ka qenë e vështirë të xhirohet në front të luftës, duke theksuar se pavarësisht rrezikimit të mbijetesës së tij, xhirimet i ka bërë me dëshirën që t’i ruaj për gjeneratat e reja.

“Në betejë ti ballafaqohesh vazhdimisht me sfidën e mbijetesës tënde, mirëpo dëshira për më e ruajt atë ngjarje për gjeneratat e reja pavarësisht. Mendoj që kjo ka qenë është dëshira kryesore e imja që të shihet kontributi i njerëzve në rrethinën time. Normalisht nuk ka qenë e lehtë në vija të fronti të kujdes për vetin dhe të xhirosh. Mundësitë kanë qenë shumë të vështira, të gjenim kaseta, të mbushnim bateritë. Kam përdorë diellin, mbushjen përmes veturave apo traktorëve që të mbushja bateritë e kamerës”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat