Deputeti nga radhët e AAK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Shemsedin Dreshaj ka folur lidhur me sjelljen e Qeverisë karshi pensionistëve.
Dreshaj ka deklaruar se kjo kategori duhet të paguhen denjësisht.
”Unë jam për pensionet kontributdhënëse bazuar në përqindjet e kontributit. Nuk jam as për 10 euro as për 100 euro me u rritë, por sa kanë derdhë ndjerës”.
Deputeti Dreshaj thotë se pensionistët nuk e meritojnë rritjen në formë lëmoshe.
“Qeveria duhet me e zgjidhë çështjen e pensionistëve kontributdhënës dhe jo kontributdhënës. Bazuar në skemën e inflacionit dhe devalvimit të euros, duhet të kemi rritje progresive të tyre e jo rritje në formë të lëmoshës”.