A do arrestohet Batoni i Bablokut; miliona euro nga landfillet dhe Dializa?

Aktuale

A do arrestohet Batoni i Bablokut; miliona euro nga landfillet dhe Dializa?

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 13:31
Edi Rama dhe Baton Haxhiu

Me shumë të drejtë, për aferën e koncesioneve të landfilleve, SPAK ka dhënë më shumë urdhër-arreste e dënime me burg në të gjitha nivelet, madje edhe për drejtues teknikë, menaxherë e përgjegjës turnesh, paçka se këta të fundit, nuk kanë patur lidhje me pazaret dhe përfitimet financiare, por ishin pjesë e grupit “Rama-Agaçi-Zoto-Mërtiri”.

Ndërsa për këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, shtetasin shqiptar Baton Fazli Haxhiu, SPAK nuk po pret një urdhër-arresti, megjithëse është vërtetuar me dokumente zyrtare, që është përfitues i miliona lekëve nga landfilli i Tiranës.

Nëpërmjet kompanisë së tij “Albanian Post Sh.p.k”, Baton Haxhiu ka marrë nga 4.4 milionë lekë në muaj te landfilli i Tiranës, si pagesa për gjoja reklama, të cilat nuk i ka bërë në portalin e tij, por si propagandë në emisionet televizive ku Babloku e dërgon si “analist”.

Këto miliona, vertetohen me kontratën financiare, që Baton Haxhiu ka lidhur më 1 shkurt 2021 për 6 muaj, me kompaninë “Integrated Energy BV SPV” të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Blerim Hoxhës nga Kosova, mik i Baton Haxhiut.

Pas nisjes së arrestimeve të shumta, hajduti Baton Haxhiu ndëpreu propagandën për landfillet dhe zhduku kontratën, por hetuesit e gjetën në dosjet dhe kompjuterët e kompanisë së landfillit.

Image
Kontrata e Baton Haxhiut

BKH e ka pëfshirë kontratën e Baton Haxhiut, në raportin hetimor që kanë dorëzuar në SPAK; por prej 2 vitesh, Baton Haxhiu nuk po merret i pandehur për këtë vjedhje në fondet e landillit, kryer në bashkëpunim  me ata që janë arrestuar e dënuar për të njëjtin krim financiar.

Përveç vjedhjes në landfille, Baton Haxhiu, duke shfrytëzuar fuqinë si këshilltar i kryeministrit Edi Rama dhe lidhjet personale me të, është përfshirë dhe në vjedhjen e fondeve të PPP-Hemodalizës, nëpërmjet përfituesit Klodian Allajbeu.

Prej muajit janar 2018 e në vazhdim, Baton Haxhiu paguhet si Drejtor Marketingu i PPP- Hemodializës te “Spitali Amerikan”, me pagë mujore afro 18 mijë Euro në muaj.

Por sipas informacioneve,  rezulton se ka marrë miliona lekë dhe nga koncesionet Check-up, Laboratorët, Sterilizimi i Pajisjeve Mjekësore dhe ngjyrosja e karburanteve, ndërsa te kulla e stadiumit ka marrë 250 m2 zyra për portalin e tij “Albanian Post Sh.p.k”.

SPAK, mund të mos e hetojë Baton Haxhiun, për krimet që ka bërë kundër UÇK-së dhe kosovarëve si spiun i UDB e BIA-s Serbe; por ka detyrim ta hetojë, për faktin se si shtetas shqiptar e këshilltar i kryeministrit Edi Rama, ai është bashkë-hajdut i fondeve publike.

Deri tani, Baton Haxhiu është thirrur në SPAK, vetëm për 1 vilë e truall që i ka fshehur Ilir Metës, nëpërmjet blerjes fiktive; ndërkohë që përveç milionave te landfillet e PPP Hemodializa, duhet marrë në hetim për burimin financiar të 2 vilave nga 1 milionë Euro, që ka te kompleksi rezidencial “Rolling Hills” në Farkë. Pamfleti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat