Dreshaj për premtimin e Kurtit për ndërtimin e 160 çerdheve: Premtim mashtrues

Aktuale

Dreshaj për premtimin e Kurtit për ndërtimin e 160 çerdheve: Premtim mashtrues

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 08:40
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, paralajmëron premtime rrush nga partitë politike brenda këtij viti, të cilin e konsideron si vit zgjedhor.

‘’Ky është vit zgjedhor, premtimet janë rrush nga të gjitha partitë’’, thotë ai.

Dreshaj, premtimin e VV-së për ndërtimin e 160 çerdheve e quan si premtim mashtrues sikurse edhe premtimet tjera.

‘’Si shumë premtime, tjera edhe ky premtim mashtrues’’, thotë ai.

Dreshaj, potencon se nëse ky premtim nuk ka arritur të realizohet për tri vite e gjysmë, është e pamundur të bëhet për tre muajt e ardhshëm.

‘’Unë mendoj se nëse për tri vite e gjysmë të implementohej premtimi i dhënë është iluzore të pritet për tre muaj që diçka e tillë të ndodhë’’, tha deputeti Dreshaj për Fo.

Ndryshe, gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2023, kryeministri Albin Kurti, kishte thënë se janë buxhetuar edhe 11 çerdhe të reja, që do të duhej të ndërtoheshin këtë vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat