Se minatorët nuk janë aspak të kënaqur me punën e Qeverisë e thotë edhe kryesindikalisti i ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi.
Ai thotë se pushteti aktual nuk ka gatishmëri me u taku me sindikatën për problemet e minatorëve. Ai bëri të ditur se minatorët s’kanë marr paga që një muaj.
Sipas tij, ndërmarrja nuk ka kapacitete t’i paguaj punëtorët në “Trepçë” pa ndihmën e Qeverisë.
“Qeveria nuk ka gatishmëri me u taku me sindikatën për t’i dëgjuar problemet. Ende nuk kanë dalë pagat, ata kanë filluar punën me shpresë që dalin pagat. Ne nuk kemi kapaciteti me i realizua pagat për 1200 punëtorë”, ka thënë ai.
Më tutje Januzi ka kritikuar Qeverinë për mos përkrahjen ndaj minatorëve.
“Qeveria për momentin për minatorët nuk po bënë asgjë. Pa ndihmën e Qeverisë nuk mund të dalim prej kësaj situate, duhet ta gjejmë mirëkuptimin. Është e pamundur me u rikthye në një stabilitet në prodhim më të lartë”.
Fo ka kontaktuar edhe kryeshefin e Trepçës për të marr një përgjigje lidhur me mungesën e pagave për minatorët.
Kryeshefi Bashkim Kurti ka deklaruar se në këtë ndërmarrje është funksionale dhe pagat do dalin.
“Gjithçka është duke funksionuar në normalitet. Pagat do t’i marrin”, ka thënë shkurt Kurti.