KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit

Aktuale

KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 12:39
KFOR

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar patrullimet në Urën e Ibrit, si çdo herë.

Me anë të një njoftimi në Facebook thuhet se KFOR-i vazhdon të japë një ambient të sigurt për qytetarët e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

“Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja kanë prani të vazhdueshme në Urën e Ibrit, dhe kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat