Pini shumë ujë, shmangni diellin, MSh-ja bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

Aktuale

Pini shumë ujë, shmangni diellin, MSh-ja bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.

Përmes një postimi në Facebook, MSh-ja tha se duhet t’u përmbaheni rekomandimeve të kësaj ministrie, por edhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet thirrje që të pini më shumë ujë gjatë ditës dhe të vishni rroba të lehta, të gjëra dhe me ngjyra të lehta.

Image
Lista me rekomandime

Msh publikoi edhe disa rekomandime që qytetarët duhet t'i përmbahen në këto ditë të nxehta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat