Haradinaj ironizon me sondazhin e Baton Haxhiut: Mos i ke llogaritë veç votat e Fatmir Limajt?

Aktuale

Haradinaj ironizon me sondazhin e Baton Haxhiut: Mos i ke llogaritë veç votat e Fatmir Limajt?

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 22:02
Ramush Haradinaj

Më 3 korrik, ishte prezantuar një sondazh kryer nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post, ku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kishte dalë 5.8%.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në “Presssing” të T7, të enjten më 11 korrik, ka thënë se ky sondazh nuk qëndron.

Ai ka thënë se “nuk dëshiron të hyjë në debat me Baton Haxhiun pasi e njohin shumë kohë më parë”, po tha se “sondazhi nuk është serioz”.

Ka thënë se “ndoshta nuk është përfshirë gjithë koalicioni i AAK-së”, duke shtuar se “në këtë përqindje qëndron Nisma Socialdemokrate”.

“Nuk na ka përfshi, krejt koalicionin, mos e ka përfshi veç Nisman. Nuk është kështu, më vjen keq kushdo që e ka bë këtë, por është joserioze për ta. Arsyetimi është me i pyet mos e kanë bë veç për Nisman, sepse unë po e di që Fatmiri e kolegët e tij e di që janë kaq, rreth 6%, ata kanë qenë gjithë rreth 5%, por tash e kanë një situatë më të qëndrueshme, kur ia shtuan edhe Aleancës, edhe konservatorëve, z. Klinaut, z Limanit, këto shifra nuk janë kështu reale”, ka thënë Haradinaj. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat