Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e hapësirave stervitore të boksit, në bodrumin e Hotel Grandit, ku u mirëprit nga boksierja Donjeta Sadiku dhe ekipi i saj.
Njoftimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Një mjedis me kushte të duhura për stërvitje profesionale të sportit të boksit u përurua pasditen e sotme nga boksierja Donjeta Sadiku, falë bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me AKP-në dhe Federatën e Boksit.
Nesër, Donjeta do të niset bashkë me ekipin olimpik drejt Parisit.
Përurimi i kësaj hapësire të re stërvitore në Hotel Grand, le të jetë ogurmirë për suksesin e radhës të boksieres së parë dhe të vetme grua nga Kosova që ka arritur të fitojë medalje në garat ndërkombëtare të boksit, e që tash ndodhet në pjesëmarrjen e saj të dytë në Lojërat Olimpike.