Lokalizohet vendi, Faton Hajrizi raportohet se është në Bosnjë e Hercegovinë

Aktuale

Lokalizohet vendi, Faton Hajrizi raportohet se është në Bosnjë e Hercegovinë

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 09:40 Përditësuar në ora: 15:52 më 18.07.2024
Autori i dyshuar, Artan Hajrizi

Publikohet fotografia, ky është i arrestuari për implikimin në vrasjen e policit në Serbi

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq tha se një i dyshuar është arrestuar në Bijeljina për transportimin e vrasësit nga Presheva në Loznicë.

ZR (1985) është arrestuar në Bijelinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë.

Po ashtu edhe gruaja e tij IR është arrestuar si bashkëpunëtore në Mlladenoc – tha Daçiq.

Autor i vrasjes dyshohet se është Faton Hajrizi, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës që nga 6 korriku.

Një polic serb u vra e një tjetër u plagos të enjten pas mesnate në Loznicë të Serbisë.

Fillimisht autor i dyshuar u tha se është Artan Hajrizi, vëllai i Fatonit, për shkak se në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizi, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Arrestohet një person në Bosnjë, dyshohet se është Faton Hajrizi

Jozyrtarisht i dyshuari është arrestuar në një restorant në rrugën Raçanska, raportojnë mediet serbe, përcjell Bota sot.

Rruga Raçanska në Bijeljina paraprakisht është bllokuar nga policia, gjegjësisht është vendosur një pikë kontrolli ku është kontrolluar një automjet dhe një person.

Kujtojmë se MPB-ja e Srpskës mëngjesin e sotëm njoftoi se autori i vrasjes së një polici në Loznicë po kërkohet aktivisht edhe në Srpska.

Siç thuhet në njoftim, zyrtarët policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska janë duke ndërmarrë një sërë masash dhe veprimesh në lidhje me kërkimin e personit që ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë mbrëmë, gjatë së cilës policia Në Loznicë është vrarë oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Lokalizohet vendi, Faton Hajrizi raportohet se është në Bosnjë e Hercegovinë

Mediat boshnjake raportojnë se është lokalizuar vendi ku gjendet Faton Hajrizi.

Bëhet fjalë për rrugën Raçanska (Bijelinë), për të cilin thuhet se po kërkohet vrasësi i policit nga Serbia.

Rruga Raçanska në Bijelinë është bllokuar nga policia, gjegjësisht është vendosur një pikë kontrolli ku po kontrollohet një automjet dhe një person.

 

Flet Artan Hajrizi, thotë se është në Gjermani: Mi vodhën dokumentet

Artan Hajrizi, ka mohuar të ketë pasur dorë në vrasjen e një polici në Serbi.

Ai për Dukagjinin ka thënë se gjendet në Gjermani, derisa ka pretenduar se i janë vjedhur dokumentet identifikuese.

“Jam në policinë e Gjermanisë në Honiver i kam lajmëru që mi kanë vjedh dokumentet e janë ecë”, ka thënë Artan Hajrizi për Dukagjinin.

Image

Artan Hajrizi

Artan Hajrizi  i cili po kërkohet nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e policit serb, tha se vëllai i tij Faton Hajrizi, ka qëndruar te ai dhe ia ka marrë dokumentet.

“Dokumentet  mi ka marrë se kuletën e la në tavolinë në korridor me çelësa me krejt e vëllai ka ndejtë te unë”, tha ai.

Artan Hajrizi, një profil që u bë publik nga autoritetet e Serbisë si i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor në Serbi, është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu në Kosovë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit(sipas autoriteteve të Serbisë), i lindur më 1991, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.

Detaje të reja/ Arrestohet personi që po e transportonte autorin e vrasjes së policit serb

Prokuroria e lartë publike në Shabac ka bërë të ditur se në Loznicë është zhvilluar hetim, ku dyshohet se A.H ka vrarë një polic dhe ka plagosur një tjetër, si dhe është arrestuar vozitësi i veturës nga e cila janë qëlluar.

Shoferi i veturës nga i cili është qëlluar është ndaluar deri në 48 orë nga Prokuroria Themelore Publike në Loznicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz, ka thënë për Tanjug nga Prokuroria e Lartë Publike në Shabac. .

Në hyrje të qytetit të Loznicës, në afërsi të tavernës “Loznička noć”, mbrëmë rreth orës 23:50, gjatë kontrollit të një automjeti “Mercedes” me targa nga Tutin i drejtuar nga HM ​​me një shoqërues në automjetin HA oficerët e stacionit policor kufitar të Trbushnicës, një sulm i armatosur nga A.H tek polici N.K dhe V.I.

Me atë rast HA ka gjuajtur disa të shtëna nga arma e zjarrit në drejtim të policëve, me ç’rast NK ka marrë lëndime vdekjeprurëse, ndërsa VI ka marrë plagë me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spital.

MPB-ja njoftoi më herët se polici Nikola Krsmanoviq (34) u nënshtrua lëndimeve në spital, ndërsa polici Vjekoslav Iliq (50) u qëllua në shpatull dhe u shtrua në spital.

Policia ka gjetur në vend pasaportën kosovare të të dyshuarit Hajziri Artan (33) dhe një letërnjoftim gjerman, ka shtuar ai. 

Autoritetet e Serbisë në kërkim të shtetasit të Kosovës për vrasjen e policit, Kurti bën thirrje për mospolitizim

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në Lloznicë - qytetin perëndimor në Serbi, në kufi me Bosnje e Hercegovinën - në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Policia serbe është në kërkim të sulmuesit.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit - i lindur më 1991 - dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë, ministria e Brendshme gjermane nuk e ka komentuar këtë rast.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë, të cilin e ka përshkruar si hero.

“Jam jashtëzakonisht i tronditur me lajmin për vdekjen e zyrtarit policor, Nikolla Kërsmanoviq, i cili është vrarë në një sulm tinëzar derisa ka qenë duke kryer detyrën e tij të vështirë”, ka thënë Vuçiq përmes një komunikate të lëshuar nga Presidenca serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka për të shtuar asgjë përveç asaj që është publike për këtë rast dhe që organet e sigurisë në Kosovë po grumbullojnë informacione.

Ai ka bërë thirrje që të mos politizohet ky rast.

“Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se po ndjek nga afër zhvillimet përmes Zyrës së saj Ndërlidhëse në Beograd.

Çfarë tha Ministria e Brendshme serbe?

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes, me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave, më pas, ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policor Nikolla Kërsmanoviq në gjoks, dhe zyrtarin policor Vjekosllav Illiq në shpatull, dhe më pas ka ikur.

Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Llozninës, dhe Kërsmanoviq ka vdekur prej plagëve të marra.

Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë.

Mediumi serb Artan Hajrizin me letërnjoftim gjerman e prezanton si të arratisur nga burgu që po tentonte të ikte në BE

Mediumi proqeveritar serb “Kurir” ka raportuar se i dyshuari për vrasjen e policit serb mbrëmë në Loznicë të Serbisë është Artan Hajrizi nga Kosova, për të cilin thotë se është i arratisur nga burgu në Kosovë.

Përveç kësaj, ka publikuar edhe letërnjoftimin e tij gjerman duke shtuar se po tentonte të ikte në vendet e BE’së nëpërmjet rrugëve që i shfrytëzojnë migrantët.

“Ai dyshohet se është arratisur nga burgu në Kosovë 15 ditë më parë dhe supozohet se për këtë ka shtënë në drejtim të policëve kur ata ndaluan një taksi gjatë një kontrolli rutinë në Loznicë. Siç mësojmë jozyrtarisht, ai filloi të ikte përmes rrugëve të emigrantëve për në BE”.

Image

Artan Hajrizi

Sidoqoftë, nga burgu i Smrekonicës së fundi ka ikur Faton Hajrizi. Ai është i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Por, nuk dihet nëse Artan Hajrizi – të cilit iu gjetën dokumentet në vend të ngjarjes sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë – ka lidhje me Faton Hajrizin.

Xhandarmëria serbe në kërkim të Artan Hajrizit, dalin pamjet

Në Serbi ka nisur operacioni i kërkimit për Artan Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri.

Në operacion kërkimi janë të përfshirë xhandarmëria serbe, dronë dhe helikopterë.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni lëvizjen e xhandarmërisë serbe.

Policia serbe thotë se në vendngjarje ka gjetur “pasaportën e lëshuar nga Kosova e të dyshuarit me emër të Hajziri Artan, 33 vjeç dhe një letërnjoftim gjerman”.

U raportua se i dyshuari për këtë rast, Artani, është vëllai i Faton Hajrizit i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik dhe që atëherë është në kërkim.

Vrasja e policit serb, bashkë me qitësin dyshohet se në veturë ishte edhe Faton Hajrizi

Mbrëmë pas mesnatës, një polic serb është vrarë në zonën kufitare në Loznicë të Serbisë.

Mediat serbe shkruajnë se qitësi është kosovari Artan Hajrizi. Artani dyshohet se është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nëntë herë nga burgjet ndërsa aktualisht në arrati dhe i shpallur në kërkim nga autoritete kosovare.

Faton Hajrizi, për herë të fundit është arratisur para dhjetë ditësh ndërsa prej atëherë e sfidon shtetin duke u paraqitur në rrjetet sociale ndërsa mbrëmë ai pati edhe një paraqitje live në emisionin ‘Debat Plus’ në Dukagjin.

Ajo që ra në sy mbrëmë ishte se Fatoni po paraqitej nga telefoni i vëllait të tij, Artanit.

Image

Artan Hajrizi

Pra vetëm pak kohë pas ndërprerjes së paraqitjes live në TV dyshohet se vëllezërit u përballen me policinë serbe në zonën kufitare në përpjekje për të dalë në Evropë.

Faton Hajrizi deklaroi se nuk ndodhet në Kosovë madje as në Ballkan por diku në Evropë.

E për rastin e ndodhur mbrëmë është deklaruar edhe Ministria e Brendshme e Serbisë.

“Sonte rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në postbllokun në Lipnicki Sor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës gjatë daljes kanë ndaluar një ‘Mercedes’ me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona. Një person ka gjuajtur me pistoletë duke e goditur policin NK (1990) në gjoks, dhe policin VI (1974) në shpatull, pas së cilës i njëjti ka ikur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka publikuar një fotografi të personit që thuhet se ka kryer vrasjen me emër të Artan Hajrizit.

Në rast ka mbetur i vrarë polici Nikola Kërsmanoviq dhe ka mbetur i plagosur polici tjetër, Vjekosllav Iliq.

Vrasja e policit në Serbi, reagon Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes dhe kolegëve të policit që, siç tha Ministria e Brendshme e Serbisë, u vra mbrëmë, Nikolla Krsmanoviq.

“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Krsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviq. Përkushtimi i tij kontribuoi në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por edhe për mbarë vendin tonë”.

Vuçiq e quajti atë hero dhe tha se nuk e harrojnë “sakrificën e tij ndaj detyrës”.

“Nikolla ishte një hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi i tij e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës”, thuhet në telegram.

Mbrëmë pas mesnate një polic serb është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë. Sipas MUP-it serb në vendngjarje është gjetur “një pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajrizit dhe një letërnjoftim gjerman i tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat