Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës, ka raportuar se gjatë subvencionit dhe furnizimit me tekste shkollore për vitin shkollor 23/24 kanë hasur probleme të shumta.
Drejtoresha e kësaj komune Eranda Kumnova Baçi gjatë raportimit në komisionin hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, ka bërë me dije se problemi më i madh ishte se nga 6-të libraritë që janë në këtë komunë vetëm dy prej tyre e kanë bërë furnizimin me tekste shkollore por që edhe ato nuk i kanë pasur të gjitha tekstet e shtëpive botuese.
Shkaku i këtij problemi sipas drejtoreshën, shumica e qytetarëve është dashur të furnizohen nga komuna të tjera.
Ndërsa si problem tjetër është raportuar edhe aplikimi për subvencionim në E-Kosova ku shumica e prindërve kanë hasur në probleme te gjirollogaritë. Derisa ka theksuar se ka pasur prindër që nuk i kanë përdorur mjetet fare për furnizim me libra për fëmijët e tyre fare.
Kumanova-Baçi: Në fillim kemi pasur vetëm 20 për qind të financuar me mjete shkollore
“Viti shkollor 2023/24 në nivelin 1-9 i ka pasur 10 mijë e 50 nxënës. 9/5/2023 jemi informuar nga MAShT-i për tekstet shkollore. Në fillim të shtatorit ne kemi pasur vetëm 20 për qind të financuar me mjete shkollore dhe ata kanë qenë familje qe kanë pasur kushte të mira ekonomike. Ndërsa në fund muajit shtator kemi pasur diku 30-40 për qind. Problemi më i madh ka qenë që prindërit kanë bërë përzgjedhjen e teksteve shkollore sipas zgjedhjeve të tyre. Problem tjetër është se nga 6 librari vetëm dy janë furnizuar me tekste shkollore dhe nuk i kanë pasur të gjitha tekstet e të gjitha shtëpive botuese. Pse është rrit kostoja sepse janë detyruar të shkojnë në komuna tjera për furnizim. Gjatë aplikimit rreth 40 për qind kanë hasur në vështirësi, ka pasur bllokim të gjirollogaritë, pa gjirollogari ka pasur edhe prind që nuk i kanë përdorur mjetet për fëmijët fare i kanë keqpërdorur”, ka thënë Baçi.
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka pyetur Baçin se a e ka lajmëruar MAShT-i për këto probleme.
Kastrati: A i keni shënuar MAShT-it lidhur me këto probleme
“A i keni shënuar MAShT-it lidhur me këto probleme dhe çfarë përgjigje keni pasur”, ka pyetur Kastrati.
Baçi, është përgjigjur se DKA në Gjakovë ka biseduar me MAShT-in për këto probleme dhe megjithatë kanë ndihmuar edhe për komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptianë.
Kumanova-Baçi: Kanë ndihmu për komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptianë
“I kemi shënuar, si duket në sistem ju kanë ndihmuar për komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptianë”, ka shtuar ajo.
Ndërsa, deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza ka pyetur se pse nuk është lajmëruar MAShT-i se sa nxënës nuk kanë libra.
Fejza: Pse nuk është informuar MAShT-i për furnizimin
“Ju thatë që nuk e keni informuar MAShT-in për probleme të tjera si procesi i aplikimit ka qenë i vështirë për shumë prindër, pse nuk është përcjellë në MAShT se sa nxënës nuk kanë qenë të furnizuar me tekste”, ka pyetur Fejza.
Baçi, ka shtuar se statistikat kanë dalur para dy dite të cilat tregonjë që ka pasur edhe nxënës pa subvencionim.
Kumanova-Baçi: Të dhënat i kemi marrë para dy dite
“I kemi marrë pata dy dite. Raporti i fundit tregon që ka pasur nxënës pa subvencionim”, ka shtuar ajo.
Pas intervistimit të drejtoreshës së Komunës së Gjakovës, do të intervistohet drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjilanit Albana Demiri.