​Mungon opozita, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore

Aktuale

​Mungon opozita, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 11:09
Komisioni Hetimor për tekstet shkollore

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 në mungesë të korumi, pasi deputetët opozitarë munguan.

Anëtari i komisionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja akuzoi opozitarët për sabotim të punës së këtij komisioni.

Në rend të ditës ka qenë e paraparë të intervistohen dëshmitarët:

Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI, Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Drita Kadriu Drejtoria e Arsimit e Komunës Mitrovicë e Jugut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat