Kjo është gjendja shëndetësore e të miturit që u plagos rëndë në Zllakuqan të Lipjanit

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e të miturit që u plagos rëndë në Zllakuqan të Lipjanit

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit, ku një person u godit për vdekje me thikë, teksa një tjetër u plagos rëndë. Vdekjen e viktimës, Agim Zani, e ka konstatuar ekipi mjekësor në Magure, ndërsa personi tjetër i lënduar është dërguar në QKUK.

I mituri që u ther me thikë është në gjendje stabile dhe tashmë është transferuar në Klinikën Torakale, pasi fillimisht është trajtuar në Emergjencë.

Media raportoi se dy të dyshuarit për këtë rast që tashmë janë arrestuar janë Skender Krasniqi dhe i biri i tij, Taulant Krasniqi.

Burimet e medias kanë bërë me dije se konfliktit i ka paraprirë një përleshje fizike ku janë përfshirë palët dhe më pas është përdorur edhe mjeti i mprehtë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhë  në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit,ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat