Xhemajli: Në vitin 1982 kam rënë në pranga të UDB-ashve shqiptarë

Aktuale

Xhemajli: Në vitin 1982 kam rënë në pranga të UDB-ashve shqiptarë

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 20:43
Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli ka rrëfyer ekskluzivisht në “Debat Plus” për torturat çnjerëzore të shkaktuar nga disa shqiptarë që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB.

Xhemaili tha se fillimisht në prangat e UDB-ashve ka rënë me 14 dhjetor të vitit 1982. Por atë kohë nuk ishte e para, pasi që në vitin 1979 ishte arrestuar bashkë me vëllain e tij, Emrushin bashkë me disa pjesëtar si grup.

Xhemaili ka përmbledhur punën e tij atë kohë si “veprimtari e fshehtë për liri dhe pavarësi  si arsyeje kryesore e arrestimit të tij nga disa shqiptarë kundër shqiptarëve.

“Me 14 dhjetor 1982 kam rënë në pranga, kam qenë edhe më parë ngapak 1979, Emrushi, tri vite më I vogël se unë. Ai është arrestuar bashkë me një grup, isha edhe unë aty, nuk m’treguan. Unë e vazhdova me veprimet. Asaj organizate i ka prirë Imer Grainca, Emrushi dhe Xhafer Morina është dënuar.

Shaban Isufi, Fatmir dhe Sylë Bytyqi, Halil Selimi e vazhduam barren.

Një vit më vonë u zgjerua organizata, u kthye nga ushtria Mustafa me Rrahimin , Mexhid Salihu. U fuqizuam edhe në kuptimin e mendjes. U bashkuam edhe me organizatën ArbaniKos, të Emin Krasniqit, professor nga Kamenica. Një organizatë e respektuar atdhetare.

Me formimin e Lëvizjes Për Çlirimin Kombëtar të Kosovës, u krijuan platforma, programi, statutin dhe planin aksionar dhe vazhduam të punojmë. Këtë situate na gjetën demonstratat e 1981. Kemi marrë pjesë në demonstrate dhe material propagandastike.

Kemi bërë përgatitje shumë të fuqishme për të vazhduar organet e lirisë, pasi që ranë organizatat e tjera. Rëmbyem të fotokopjojmë. Qeto momente kanë ranë gjurmë dhe më arrestuan”, rrëfeu Xhemajli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat