Dreshaj kritikon Qeverinë për Sigurimet Shëndetësore: Lojë elektorale

Aktuale

Dreshaj kritikon Qeverinë për Sigurimet Shëndetësore: Lojë elektorale

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 08:42
Shemsedin Dreshaj

Deklaratën e Kryeministrit të vendit lidhur me Ligjin për sigurimet Shëndetësore e komentoi edhe Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ka theksuar se sigurimet shëndetësore janë një obligim në çdo vend dhe se ky është një premtim që është dhënë që në shkurt të vitit 2021, kur qeveria Kurti ka ardhur në pushtet.

Dreshaj ka theksuar se implementimi i sigurimeve shëndetësore kërkon kohë dhe investime dhe nuk mund të realizohet në fund të një mandati qeverisës.

Ai ka kritikuar qeverinë për tentativën e fundit për të miratuar ligjin në prag të zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si një lojë elektorale dhe jo një përpjekje serioze për të implementuar sigurimet shëndetësore.

“Sigurimet shëndetësore janë obligative në çdo vend dhe këto sigurime shëndetësore kanë qenë një premtim i dhënë para shumë kohe pra në momentin kur në muaji shkurt të vitit 2021 kur qeveria Kurti ka ardhur në pushtet. Ky ligj kërkon kohë, kërkon investime dhe nuk mund të realizohen në fund të një mandati qeverisës. Një qeverisje serioze që dëshiron të impelementojë sigurimet shëndetësore duhet që të startojë që në vitin e parë dhe nëse arrin që të bëjë implementimin e sigurimeve shëndetësore deri në fund të mandatit do të jetë sukses”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat