Ahmeti e Hajdari nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për finalizimin e Zonës Ekonomike

Aktuale

Ahmeti e Hajdari nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për finalizimin e Zonës Ekonomike

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 10:22
Pamje nga nenshkrimi

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kryetari Ahmeti dhe Ministrja Hajdari u zotuan për investime të përbashkëta në këtë zonë me qëllim të vendosjes së bizneseve të cilat do të gjenerojnë vende të reja të punës.

Ky memorandum ka për qëllim zhvillimin e infrastrukturës në fazën e pestë, e cila do të krijojë hapësira industriale moderne për vendosjen e bizneseve. Investimi në infrastrukturën e kësaj zone, ka për synim krijimin e kushteve të përshtatshme për investitorët, e cila është me rëndësi të veçantë.

Zona Ekonomike e Qylagës ofron një mundësi të jashtëzakonshme për investim, falë pozicionit të saj strategjik pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe afërsisë me dy autostradat kryesore të vendit, kjo e bën atë një nga lokacionet më të favorshme për investime nga investitorët e ndryshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat