​Aksioni në veri, reagon ambasada e Italisë

Aktuale

​Aksioni në veri, reagon ambasada e Italisë

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 12:27
Ambasada e Italisë

Për aksionin e së premtes në veri ku u mbyllën pesë institucione paralele ka reaguar edhe Ambasada e Italisë në Kosovë.

Në një postim të ambasadës në platformën X, thuhet se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme.

Ambasada e Italisë, krahas deklaratës ka shpërndarë edhe reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë për këtë çështje.

“Ambasada e Italisë në Kosovë thekson fuqimisht rëndësinë e dialogut dhe konsultimeve paraprake për të adresuar sfidat e komunitetit serb të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në reagim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat