Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nga 16 shtatori nisin grevën

Aktuale

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nga 16 shtatori nisin grevën

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Nga 16 shtatori punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës do të nisin grevën.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, pas takimit që ka pasur me punëtorët.

Azemi ka bërë të ditur se punëtorët teknik kanë kërkuar pagë 550 euro, ndryshe kanë deklaruar se nuk punojnë.

“Sot u mbajt takim me punëtorët teknik të Kuvendit të Kosovës , ku u mor vendim që me datë 16 .09.2024 të fillohet me grevë pasi që pagat e tyre janë shumë të ulëta, ato kërkojnë 550 euro pagë, përndryshe deklarojnë se nuk do të punojnë”, ka shkruar Azemi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat