Ish-presidentja Jahjaga: Perdhunimet gjatë luftës, arma më e fortë e armikut

Aktuale

Ish-presidentja Jahjaga: Perdhunimet gjatë luftës, arma më e fortë e armikut

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 11:38
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka thënë se megjithëse kanë kaluar shumë vite që nga lufta, plagët e popullit të Kosovës janë ende të freskëta.

Jahjaga, e cila mori pjesë në publikimin e raportit të Medica Gjakova mbi pasojat afatgjata të përdhunimeve të luftës në Kosovë, ka thënë se përdhunimi ka qenë arma më e keqe e ushtrisë serbe ndaj grave dhe burrave të Kosovës.

“Ndonëse kanë kaluar shumë vite, plagët ende i kemi të freskëta. Çdo cep i tokës së Kosovës ngërthen një histori në vete, andaj jemi mbledhur sot, të flasim për një të vërtetë, e cila ndonëse është tentuar të fshihet, ka dalur në dritë, falë forcës së heronjve dhe heroinave tona”.

“Çmimi që paguan ishte shumë i madh. Kosova na kushtoi shumë shtrenjtë. Baballarë, burra e vëllezër treguan se si i panë vajzat, bashkëshortet e motrat e tyre u përdhunuan. Arma më e keqe që ushtria e armikut e përdori ndaj popullsisë civile. Mirëpo, harruan se dhembja e kalit njeriun. Si presidente e vendit, një nga preokupimet më të mëdha ishte zbardhja e fatit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka thënë Jahjaga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat