Rreziku për emigrim, sa preket Kosova?

Aktuale

Rreziku për emigrim, sa preket Kosova?

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 00:10
Emanuel Bajra

Njohësi i tregjeve financiare, Emanuel Bajra, deklaroi se si shtet kemi potencial për të bërë shumë më tepër për t’i zhvilluar aspektet strategjike ose potencialet strategjike që i kemi në Kosovë.

Sipas tij, kemi një masë të madhe të rinisë që janë shumë të edukuar dhe të kualifikuar e të talentuar, sidomos në fushën e teknologjisë informative.

Ai shtoi se ekziston rreziku për emigrim.

“Tash edhe kjo është duke u ezauruar edhe në Perëndim, për shkak se një shembull konkret, ti mund të shkosh në Perëndim, mund të fitosh 2500 euro, por të jemi realistë edhe pragmatistë në këtë drejtim, nëse me një rrogë 500-1000, ose 1500 në Kosovë jeton e nuk je i kënaqur, do shkosh në perëndim, shpenzimet gjithnjë do t’i mbulojnë masën e përfitimit që do marrësh, ose masën e pagës që do marrësh. Pra, edhe atje vetë popullsitë lokale janë në tension me në raport me qeverinë, për shkak se kemi edhe rritje të mirëqenies, për atë arsye p.sh. Britania e Madhe shpenzon gati dhjetë % të BPF-së të vet në mirëqenie sociale, që është e paprecedentë në histori, sepse, mos harroni, Britania e Madhe ishte pioniere e industrializimit të botës”.

“Pra, nëse Britania e Madhe përballet me këto sfida të kohës të shekullit me emigrim, me imigrim, atëherë me ikjen e talentit, dmth përgjigja është shumë e zgjeruar, shumë përtej rajonit ,domethënë përgjigjja është më evropiane. Ka alternativa të ndryshme, Von der Leyen po merr iniciativa që t’i joshë vendet e Ballkanit që të bëhet diçka në aspektin ekonomik”, deklaroi  Bajra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat