Ramadani: Të dorëhiqet Sveçla – u manipulua nga shefat e tij, i bindur që Ura s’negociohet në Bruksel

Aktuale

Ramadani: Të dorëhiqet Sveçla – u manipulua nga shefat e tij, i bindur që Ura s’negociohet në Bruksel

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 00:46
Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka folur në lidhje me kërkesën e tij për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai u shpreh se këtë kërkesë e ka bërë për shkak se siç tha ai, për një periudhë prej mbi katër mujore, në të cilën ka pasur acarim të vazhdueshëm me NATO-n.

Ramadani gjithashtu tha se beson që Sveçla është manipuluar nga siç u shpreh “shefat e tij”, dhe tha se ka qenë i bindur që ura nuk do të negociohet në Bruksel.

“Megjithëse është në fund të mandatit, duhet të ketë një moment reflektimi për çështjet e interesit të sigurisë kombëtare, pra nuk janë çështje të politikave të brendshme, por po flasim për një periudhë prej mbi katër mujore, në të cilën ka pasur acarim të vazhdueshëm me NATO-n, përkatësisht me KFOR-in dhe është identifikuar me atë fuqinë e pretenduar që me “NATO-n, pa NATO-n, me KFOR-in, pa KFOR-in ne e hapim urën”.

“Problemi nuk është në të drejtën e Kosovës, pra Kosova ka të drejtë dhe duhet të hapet ura edhe për vetura, por se problemi kryesor është se pak këtyre katër muajsh konfrontimi verbal me NATO-n, çështja e urës ka përfunduar në dialog në Bruksel”.

“Unë seriozisht besoj që Sveçla është manipuluar nga shefat e tij, duke qenë i bindur që ura nuk do të negociohet në Bruksel”, është shprehur tutje Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat