Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në cilin ajo tha se kanë folur për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh.
Përmes një shkrimi në platformën X, Gëevalla tha se në këtë takim, ka theksuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, soç tha ajo, me fokus në tregti dhe investime.
“Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm, Giorgos Gerapetritis në margjinat e #UNGA79. Ne diskutuam mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh”.
“Theksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, me fokus në tregti dhe investime”, ka shkruar Gërvalla.