Nuk ka plan për largimin e pengesave të pjesshme nga Ura e Bërnjakut

Aktuale

Nuk ka plan për largimin e pengesave të pjesshme nga Ura e Bërnjakut

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 09:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Me qëllim të parandalimit të kontrabandës, policia ka vendosur pengesa të pjesshme te Ura e Bërnjakut, pengesa këto për largimin e të cilave nuk ka plan.

Kështu ka bërë të ditur, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Njëherë nuk ka plan për t’i larguar nga aty”, është shprehur ai.

Ndërkaq, sa i përketë bllokimit të rrugëve të tjera, Elshani është shprehur se veprohet në bazë të asaj që shohin në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat