Përgjimet e publikuara/ Avokati në studio tregon se a mund të ketë implikime penale ndaj Dejona Mihalit

Aktuale

Përgjimet e publikuara/ Avokati në studio tregon se a mund të ketë implikime penale ndaj Dejona Mihalit

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 00:46
Skënder Musa

Përgjimet e fundit të publikuara mes koordinatores për komunitete në Lëvizjen Vetvendosje me përsona zyrtar shtetëror shkaktuan reagime të shumta në opinion.

Avokati, Skënder Musa tregoi se a mund të ketë implikime penale në atë se çfarë është parë deri tani.

“Së pari është person i paautorizuar në ndërhyrje dhe vepra penale kur ndërhyjnë personat e paautorizuar është ushtrim ndikimi. Mirëpo duke e pasur parasysh rolin e saj dhe ndikimin në institucione tash mund të jetë edhe ndonjë vepër tjetër. Është ushtrim i ndikimit nëse vërtetohet që ka ushtruar ndikim”, bëri të ditur avokati Musa.

“Mirëpo me vet faktin që e ka thirr Prokuroria Speciale si dëshmitare mund të ndryshoj rrjedha, nuk e di a i kanë pas këta sms por Kodi i Kosovës është punuar shumë vonë. Gjuha e përdorur ka qenë gjuhë kujdesi që përpiqet secili person ta fsheh një veper të ndaluar me ligj”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat