Batusha: I mbetet BE-së dhe shteteve anëtare që të merren me Bosnjën dhe Hercegovinën

Aktuale

Batusha: I mbetet BE-së dhe shteteve anëtare që të merren me Bosnjën dhe Hercegovinën

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 09:27
Agon Batusha

Agon Batusha nga VV-ja e vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe theksoi se ky veprim është në frymën e respektimit te të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit rajonal, në përputhje me Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian.

“Është një hap strategjik, ne frymën e respektimit te të drejtave te njeriut dhe frymës se bashkëpunimit rajonal konform Procesit te Berlinit ne veçanti dhe integrimit evropian ne përgjithësi’’, tha Batusha.

Ai më tutje theksoi se tani i mbetet Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare që të merren me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe t’i japin fund këtyre bllokadave të pakuptimta.

‘’ I mbetet BE-se dhe shteteve anëtare  qe te merren me Bosnje dhe Hercegovinën, e ti japin fund këtyre bllokadave te pakuptimta nga ana e tyre’’, tha Batusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat