Presidentja Osmani në SHBA, diskutoi në Institutin Ndërkombëtar Republikan

Aktuale

Presidentja Osmani në SHBA, diskutoi në Institutin Ndërkombëtar Republikan

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 16:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se sot ka qëndruar në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Ku kanë diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës.

“Falënderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”, ka shkruar Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat