Krasniqi pret në parti deputetin gjerman: Moment vendimtar për Kosovën të fokusohet në politika të përgjegjshme

Aktuale

Krasniqi pret në parti deputetin gjerman: Moment vendimtar për Kosovën të fokusohet në politika të përgjegjshme

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 16:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në selinë e partisë anëtarin e Bundestagut, Thomas Hacker.

I cili është edhe raportues për Kosovën në parlamentin gjerman. Krasniqi ka thënë se kanë folur për zhvillimet politike në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se ky është një moment vendimtar për Kosovën dhe një mundësi për të rikthyer fokusin tek politika e përgjegjshme që ndërton një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Unë jam i bindur për rëndësinë që vlerat liberal-demokratike kanë për të ardhmen e Kosovës si kundërpeshë ndaj populizmit dhe bazë për zhvillim e vendit dhe mirëqënien e qytetarëve”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat