Opinionisti Avni Arifi, njëherit dhe ish-kryenegociator në dialogun me Serbinë nga radhët e AAK-së, po vlerëson se ideja e kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pagave, flet se ai është kapluar nga paniku.
Sipas Arifit, kjo rritje e pagave nga Kurti, është për blerje votash.
”Kjo rritje e pagave nga Kurti është me ble vota e jo me u shpërbly administrata publike për punën e tyre.
Kurti po sillet si person që e ka rrok panika. Frika e Bankës Botërore se Qeveria Kurti do të rrisë shpenzimet e buxhetit të popullit për vota po dalin të vërteta. Kjo Qeveri ska sen që nuk është në gjendje me bo veq me e rujt votën. VV para Kosovës”.