Ndërmarrja Trepça ka njoftuar se sot e ka pezulluar përkohësisht punëtorin e saj.
Në njoftim thuhet se ky vendim i kryeshefit vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj E.M.
“Me vendim me nr.prot:6583 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.
Më herët kjo ndërmarrje ka bërë të ditur se ndaj 12 punonjësve të saj ishte ngritur aktakuza.
Që nga vjeshta e vitit 2022, Rusia në mënyrë sistematike ka sulmuar infrastrukturën e energjisë të Ukrainë, duke shkaktuar dëme të mëdha, mungesë të energjisë elektrike dhe në përgjithësi ua ka vështirësuar jetën civilëve ukrainas, veçmas gjatë sezonit të dimrit.
Gjatë muajve të fundit, Ukraina po ashtu ka nisur të godasë qendrat e energjisë të Rusisë përmes sulmeve me dronë, kryesisht duke shënjestruar rafineritë e naftës dhe depot e karburanteve që furnizojnë ushtrinë ruse në pushtimin e tyre të Ukrainës.
Muajin e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se sulmet ruse kanë shkatërruar mbi gjysmën e infrastrukturës së energjisë së Ukrainës, duke shtuar se blloku po punon që ta ndihmojë Kievin që të riparojë dëmet.
Ndërkaq, Rusia ka vazhduar të shënjestrojë civilët në Ukrainë, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 15 të tjerë në Herson. Në Kiev, nëntë persona u plagosën gjatë një sulmi me dronë në orët e para të 30 tetorit.