Deputeti i AAK-së: Nuk ka afat Qeveria ‘Kurti’ ta realizojë premtimin për Sigurime Shëndetësore

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Nuk ka afat Qeveria ‘Kurti’ ta realizojë premtimin për Sigurime Shëndetësore

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 10:59
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili është anëtar në Komisionin për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj, nuk pret nga Qeveria ta realizoj premtimin për Sigurimet Shëndetësore.

Dreshaj thotë se pushteti aktual është në fund të mandatit dhe nuk ka kohë për këtë Ligj.

“Partia në pushtet ka ardhë me premtim të këtij ligji.

Ky Ligj nuk mund të realizohet se nuk ka afate kohore, mund të realizohet vetëm duke lënë barrë buxhetore për qeverisjen e ardhshme”, theksoi Dreshaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat