Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar zgjedhjen si president të Amerikës Donald Trump.
Ai ka thënë se ishte e ditur që Trump do të zgjidhej president i Amerikës për të dytën herë.
“E kam ditur që do të zgjidhej president, pasi që njeriu i cili është biznesmen i sukseshëm, dhe e udhëheq vet biznesin ai çdoherë fiton dhe nuk lejon asnjëherë të humb”, tha ai.
Bahtiri ka folur edhe për raportin të cilin do ta kenë kryeministri Kurti dhe presidenti i ri i Amerikës, Donald Trump.
“Kurti do të punojë shumë ngushtë me Trumpin, por Trumpi nuk do të vjen me Grenellin dhe John Boltonin por nuk do të vie as me Vuçiq dhe Edi Ramën, ndërsa unë mendojë se Trumpi do t’i vendos kornizat për të përfunduar njëherë e përgjimonë marrëveshjet me Serbinë”, tha Bahtiri.