Kuvendi miraton në lexim të parë buxhetin për vitin 2025

Aktuale

Kuvendi miraton në lexim të parë buxhetin për vitin 2025

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 06:53 Përditësuar në ora: 11:36 më 11.11.2024
Kuvendi i Kosovës

PDK-ja s’do ta votojë buxhetin, Lushtaku: Është një planifikim i keq

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ka thënë se buxhetit të propozuar nga qeveria “nuk do t’ia sheh hajrin as populli as Kosova”.

Ai ka thënë se ky është një planifikim i keq të cilin, sipas tij PDK-ja nuk do ta votojë.

“Sot para se të flas për planifikim buxhetor dua të ju them juve që po ju kalojnë katër vite, as edhe një projekt madhor i rëndësishme nuk mbahet mend për këtë kohë që ju udhëhiqeni e që së paku qytetaret të ndiheshin krenar. Humbja më e madhe po u bëhet bizneseve, financave, diplomacisë por më së shumit po i bëhet Kosovës. Ky është një planifikim buxhetor i cili nuk ndikon as gjë, një planifikim i cili ky shtet dhe ky popull nuk i sheh kurrfarë hajri. E kemi parë që çdo planifikim i kësaj qeveri ka qenë i dobët. Buxheti i shtetit nuk është hajgare, nëse nuk hartohet siç duhet do ta përkeqësoj gjendje deri në ekstre ashtu siç pritet edhe të ndodh. Tash e katër vite kemi buxhet të mbijetesës dhe aspak zhvillimor. Në këtë projektligj parashihet se do të ketë rritje të buxhetit të shtetit, por duhet të theksojmë që çdo vit ka pasur rritje ekonomike këto 10 vitet e fundit. Qytetarit i jepet lëmosh për të”, tha Lushtaku.

Ai tha se 32 për qind e buxhetit do të shpenzohet për shkatërrim të bizneseve prodhuese.

“Vetëm 7.33 për qind janë projeket të reja që parasheh qeveria. Qeveria nuk ka vizion zhvillimor. Ne nuk do të votojmë këtë projektligj të Kosovës. Ky buxhet dhe planifikim i keq nuk do të zgjasë shumë, vetëm disa muaj, sepse pas 9 shkurti do të vije një qeveri e re”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti njofton: Për herë të parë sivjet buxheti do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh

Kryeministri Albin Kurti Kurti në seancën ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2025, tha se është rritur Bruto Produkti Vendor “aq sa për herë të parë sivjet do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh”.

“Për vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro”, tha ai.

Sivjet do të kemi Bruto Produkt Vendor afër shtatë herë më të lartë se në vitin 2000, që është viti i parë pas çlirimit, apo afër 3 herë më i lartë se në vitin 2008.

Që është viti i shpalljes së pavarësisë dhe afër 50 për qind më i lartë se sa viti 2019, viti i parë parapandemik”, tha Kurti. 

Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familje

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë para deputetëve se buxheti për vitin 2025 është rritur për rreth 9% më i lartë se viti i kaluar.

Kam nderin të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e qon mandatin deri në fund. Buxheti për vitin është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro. 9% më i lartë se i vitit 2024. Ky buxhet për vitin 2025, është buxhet për familje. Asnjë qeveri nuk ka mbështetur si ne familjet”, tha ai.

Tutje, kryeministri u shpreh se “Kaluam shumë sfida globale dhe të brendshme, por për dallim nga të tjetër u siguruam që buxheti të orientohet kyu kthimi ishte me i lartë”.

Kurti tha janë siguruar që buxheti të rritet nga viti në vit.

“Jemi qeveria me numrin më të madh të personave të punësuar. Edhe pse u ballafaquam me kriza globale, në qeverisjet e kaluara edhe kriza e jashtme e ndikonte rritjen ekonomike”, potencoi ai. 

Fillon seanca për buxhetin e vitit 2025

Ka nisur seanca plenare për shqyrtimin e parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Aktualisht, kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur fjalimin prezantues të projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm.

Deputetët do ta shqyrtojnë projektligjin për ndarjet buxhetore për vitit 2025, të propozuar e miratuar nga Qeveria në vlerë prej 3.6 miliardë eurove.

Sipas planifikimeve të ekzekutivit nga buxheti i vitit të ardhshëm 930 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale.

Projeksionet e Qeverisë flasin për implementim të projekteve të cilat do të ndikojnë në përmirësim të rrjetit të transportit, energjisë elektrike, kushteve në arsim e shëndetësi, një pjesë e madhe e projekteve dhe mjeteve do të jetë e bartur nga ky vit.

916.5 milionë euro nga buxheti janë paraparë për paga e shtesa si dhe 535.97 milionë për mallra dhe shërbime.

Vetëm për pagat e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës janë paraparë mbi 3.6 milionë euro, pagat për zyrën e presidentët mbi 1 milionë euro si dhe për kabinetin e kryeministrit Kurti mbi 1 milionë.

Buxheti për nivelin qendror pritet të jetë mbi 2 miliardë e 757 milionë euro, ndërsa për atë lokal rreth 788 milionë  euro.

Qindra miliona euro janë paraparë edhe për institucionet shëndetësore. Shpenzimet e spitaleve rajonale gjatë 2025-tës kapin vlerën e mbi 54 milionë eurove, këtu përfshihen edhe të hyrat vetanake të tyre si dhe grantet qeveritare.

Për QKUK-në janë paraparë mbi 10 milionë euro, ndërsa për Shërbimet terciare mjekësore, mbi 3 milionë.

Miliona euro janë paraparë edhe për arsim. Mbi 366 mijë euro do të shpenzohen vetëm për trajnimin e mësuesve, ndërsa mbi 452 mijë për arsim profesional. 200 mijë euro do të ndahen për përkrahjen e nxënësve me potencial të jashtëzakonshëm.

Për Minierat e Trepçës shpenzimet me buxhetin e vitit 2025 kapin vlerën e 3 milionë eurove. Ndërsa 7.5 milionë euro janë ndarë për kategorinë e rezervës rrjedhëse.

Qeveria parashikon se rritja ekonomike sivjet do të jetë 4.5 % ndërsa, vitin e ardhshëm, është planifikuar të jetë 5.6%

Partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë projektbuxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm. Por, pozita është e bindur se i ka votat për ta miratuar buxhetin. Buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2024.

---------

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të diskutojnë për të vetëm pikë të rendit të ditës që është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Seanca plenare fillon në orën 10:00.

Deputetët do ta shqyrtojnë projektligjin për ndarjet buxhetore për vitit 2025, të propozuar e miratuar nga Qeveria në vlerë prej 3.6 miliardë eurove.

Sipas planifikimeve të ekzekutivit nga buxheti i vitit të ardhshëm 930 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale.

Projeksionet e Qeverisë flasin për implementim të projekteve të cilat do të ndikojnë në përmirësim të rrjetit të transportit, energjisë elektrike, kushteve në arsim e shëndetësi, një pjesë e madhe e projekteve dhe mjeteve do të jetë e bartur nga ky vit.

916.5 milionë euro nga buxheti janë paraparë për paga e shtesa si dhe 535.97 milionë për mallra dhe shërbime.

Vetëm për pagat e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës janë paraparë mbi 3.6 milionë euro, pagat për zyrën e presidentët mbi 1 milionë euro si dhe për kabinetin e kryeministrit Kurti mbi 1 milionë.

Buxheti për nivelin qendror pritet të jetë mbi 2 miliardë e 757 milionë euro, ndërsa për atë lokal rreth 788 milionë  euro.

Qindra miliona euro janë paraparë edhe për institucionet shëndetësore. Shpenzimet e spitaleve rajonale gjatë 2025-tës kapin vlerën e mbi 54 milionë eurove, këtu përfshihen edhe të hyrat vetanake të tyre si dhe grantet qeveritare.

Për QKUK-në janë paraparë mbi 10 milionë euro, ndërsa për Shërbimet terciare mjekësore, mbi 3 milionë.

Miliona euro janë paraparë edhe për arsim. Mbi 366 mijë euro do të shpenzohen vetëm për trajnimin e mësuesve, ndërsa mbi 452 mijë për arsim profesional. 200 mijë euro do të ndahen për përkrahjen e nxënësve me potencial të jashtëzakonshëm.

Për Minierat e Trepçës shpenzimet me buxhetin e vitit 2025 kapin vlerën e 3 milionë eurove. Ndërsa 7.5 milionë euro janë ndarë për kategorinë e rezervës rrjedhëse.

Qeveria parashikon se rritja ekonomike sivjet do të jetë 4.5 % ndërsa, vitin e ardhshëm, është planifikuar të jetë 5.6%

Partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë projektbuxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm. Por, pozita është e bindur se i ka votat për ta miratuar buxhetin. Buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat