“Keni vjedh me kravata”, “Pis”, Haxhiu dhe Basha shkëmbejnë fjalë të rënda mes vete në seancë

Aktuale

“Keni vjedh me kravata”, “Pis”, Haxhiu dhe Basha shkëmbejnë fjalë të rënda mes vete në seancë

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 07:52 Përditësuar në ora: 12:45 më 02.12.2024
Basha, Haxhiu

Rrustemi: Kemi mundësinë që të flasim pak edhe për opozitën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi foli në emër të grupit parlamentar të kësaj partie në diskutimin e sotëm në Kuvend për qeverisjen katërvjeçare të Qeverisë Kurti.

Pasi kryeministri e la foltoren për t’u ulur në vendin e tij, aty doli Rrustemi që tha se e kishte të vështirë të fliste pas Albin Kurit.

Është e vërtetë që kryeministri i tha të gjitha rezultatet dhe arritjet dhe është e vështirë pas këtij fjalimi, por sido që të jetë, mund të kemi mundësinë që të flasim pak edhe për opozitën dhe për rolin destruktiv gjatë këtyre katër vjetëve, pse jo”, tha ai.

Për pothuajse të njëjtat akuza të opozitës, ai e akuzoi po opozitën.

Kurti: E rritëm numrin e të punësuarve, e luftuam krimin e korrupsionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para deputetëve, tha se qëndron para tyre me krenari dhe vetëbesim për qeverisjen e tij. Ai tha se kjo periudhë qeverisjeje ishte me përplot të arritura dhe me më shumë sfida se zakonisht.

Sipas tij, qeverisja e LVV-së është një histori ndryshimesh që prekin jetën e qytetarëve.

Këto histori suksesi flasin edhe për një të ardhme më të mirë që nuk e përjashton askënd dhe shifrat që do t’i prezantoj padyshim që kanë shpirt, meqë ato kanë vënë në lëvizje mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre, mundësinë për të ardhmen pa diskriminim”.

Ai tha se ekonomia ka shënuar rritjen më të madhe në këto 3 vitet e fundit, që është 6.36 për qind e bruto produktit vendor.

Kemi ulur borxhin publik, borxhin e kemi zbritur në nivelin prej vetëm 17 për qind apo për çerekun më të vogël, sesa që e kemi gjetur. Papunësia, që dikur ndjehej si një re e rëndë mbi familjet kosovare, sot ka rënë nga 25. 8 për qind në 10.7 për qind. Sfidë që na mbetet në këtë aspekt është aktivizimi më i madh i grave”, tha kreu qeveritar para deputetëve.

Sipas tij në ditën kur mori postin e kryeministrit në marsin e 2021-tës, kishte 350 mijë të punësuar e sot janë 430 mijë.

“Pra 80 mijë më shumë, sesa në pranverën e vitit 2021. Dhe kjo është rritje prej 22 për qind e punësimit. Në anën tjetër, ne e dimë që nuk mjafton të krijosh vende pune, por është e domosdoshme që sektori privat të ketë rritje aktiviteti e shpresë për rritje të biznesit e ta riinvestojnë fitimin se ai shprehje e qartë e optimizmit në ekonomi që është faktor i rëndësishëm për zhvillim e në këtë aspekt kemi kaluar nga 12 miliard euro qarkullim në 22 miliard. Kemi bërë mbështetje direkte në punësimin e 12 mijë grave. Pagën minimale e kemi të re, 350 euro nga ajo që e kemi gjetur 130 e 170 euro”, vijoi fjalën e tij kryeministri.

Kurti tha se rritja ekonomike është duke iu falënderuar luftimit të krimit të organizuar korrupsionit.

“Është rritur për rreth 50 për qind buxheti për policinë, 124 grupe kriminale janë shkatërruar, prej tyre 43 grupe për krime ekonomike e korrupsion, dhe 40 grupe në luftim kundër drogës. Rreth 300 zyrtarë publikë janë arrestuar mbi 4. 5 ton substanca narkotike janë konfiskuar; 37 rrugë ilegale janë mbyllur prej tyre 29 në veri të vendit; 6 laborator për prodhimin e kriptovalutave janë shkatërruar në veri; 9 stacione policore për mbikëqyre të kufirit i kemi në veri, nuk ka qenë asnjë më herët”, tha kryeministri.

Kurti: I inkurajojmë komunat që të kërkojnë më shumë çerdhe

Kryeministri Albin Kurti foli në seancën e sotme të Kuvendit për çerdhet.

Ai tash foli për numrin e fëmijëve në çerdhe, që tha se është rritur për 33%.

“Në vitin 2021, të nderuar deputetë, në Kosovë kanë qenë të regjistruar në çerdhe 5555 fëmijë, ndërsa në vitin 2024 janë 7429 fëmijë apo 1874 fëmijë më shumë sesa në vitin 2021 – rritje prej 33%. Për tri vjet, është rritë për 33% numri i fëmijëve në çerdhe”, tha Kurti.

Për ndërtimin e çerdheve të reja, ai tash i inkurajoi komunat.

Të gjitha kërkesat e komunave për çerdhe janë proceduar, por ne i inkurajojmë komunat që të kërkojnë më shumë çerdhe për fëmijët në komunat ku ata qeverisin”, tha Kurti.

Në fund të mandatit katërvjeçar, Qeveria ka premtuar sërish ndërtimin e çerdheve të reja në 14 komuna të vendit. Në vitin 2021, partia që tash është në pushtet kishte premtuar ndërtimin e 160 çerdheve.

Kurti para deputetëve: Qëndroj me krenari dhe vetëbesim pasi këto katër vjet ishin të mbushura me arritje

Kryeministri Albin Kurti është paraqitur sot përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për qeverisjen e tij katërvjeçare.

Ai para tyre tha se qëndron me krenari dhe vetëbesim, pasi sipas tij këto katër vjet qeverisje nga ta, kanë qenë të mbushura me plot arritje,

“Sot qëndroj para jush me krenari dhe vetëbesim mbi këtë katërvjeçar të qeverisjes sonë, që ka qenë me përplot të arritura, dhe me më shumë sfida se zakonisht jemi mësuar”, tha Kurti.

“Është një histori ndryshimesh të cilat e prekin jetën e përditshme e të gjithë qytetarëve, që do të thotë edhe të secilës kategori shoqërore. Këto histori suksesi flasin njëkohësisht për një të ardhme më të mirë, që nuk e përjashton askënd dhe shifrat që do t’i prezantoj, padyshim se kanë shpirt, meqenëse ato kanë vënë në lëvizje, mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin e tyre, mundësitë për të ardhmen, pa diskriminim e pa privilegje”.

Kurti: Krahasuar me vitin 2000, ekonomia është 7 herë më e lartë

Kryeministri Albin Kurti foli me “krenari dhe vetbesim” në seancën e sotme të Kuvendit për qeverisjen e tij katërvjeçare, e cila sipas tij “ka qenë me plot të arritura”.

Është e qartë se në Kosovë sot kemi një papunësi të zvogëluar”, tha ai ndër tjerash.

Kryeministri përmendi dyfishimin e buxhetit të shtetit prej kur ai u ul në karrigen e shefit të Qeverisë, ndërsa tha se Kosova është bërë “shembull i jashtëzakonshëm në botë” për ekonomi.

“Jemi shembull i jashtëzakonshëm në botë, ku ka një betejë të madhe për narracion se si zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik shkojnë bashkë”, tha Kurti.

Paraprakisht, ai tha se ekonomia është shtatë herë më e lartë tash sesa në vitin 2000, kur vendi sapo kishte dalë nga lufta shkatërruese me Serbinë.

Në Kosovë e kemi dëshminë me të cilën duhet të jemi ndërkombëtarisht krenarë, që edhe çlirimi, edhe pavarësia, edhe liria e demokracia ia vlejnë fort. Meqenëse bruto produkti vendor i vendit tonë për këtë vit është shtatë herë më i lartë sesa në vitin 2000, që është viti i parë pas çlirimit. Natyrisht që s’krahasohemi me 1999-ën, për shkak të gjenocidit dhe shkatërrimeve të luftës. Le të krahasohemi me vitin 2020.. më falni, me vitin 2000, vitin e parë pas çlirimit. Pra, në vitin 2024, krahasuar me vitin 2000 është shtatë herë më e lartë ekonomia e vendit tonë. Ndërkaq krahasuar me vitin 2008,, kur është shpallë pavarësia, ekonomia është tri herë më e madhe sesa atëherë. E krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019, është 50% më e madhe”, tha Kurti.

Qeverisja katërvjeçare e Qeverisë Kurti është tema e diskutimit që po zhvillohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri: Kosova është në pikën më të lartë të korrupsionit

Shefi i GP të AAK Besnik Tahiri, tha se Kosova është në pikën më të lartë të korrupsionit.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ballafaqohet me fakte me kritikat e opozitës për qeverisjen e tij.

Kryeministër ky ballafaqim do të jetë me argumente, sot në presim që të ballafaqohesh me fakte dhe ti demantosh këto që thamë”, ka thënë ai.

Tahiri tha se kabineti qeveritar sot duhet të tregoj se pse janë 2 miliard euro investime kapitale të mos shpenzohen.

Është qeveria më rekorde e shkeljes së Kushtetutës. 9 raste janë të konfirmuara nga Gjykata Kushtetuese si ligje antikushtetuese që qëllim kanë pasur kapjen e shtetit dhe dëmtim të ekonomisë së lirë. Çështja e tretë lidhte me ambasadorin Martin Berishaj. Kryeministri duhet të ju tregoj se pse Kosova ka sanksione ende. Pse këmba e tij nuk ka shkelur në Pentagon. Kabineti qeveritar sot duhet të tregoj se pse janë 2 miliard euro investime kapitale të mos shpenzohen, e si është e mundur që as një rrugë që ka nisur të mos përfundoj. Ku është Fondi Sovran, ku është Banka Zhvillimore për Bujqit, ku është punësimi përveç ikja në emigrim, ku është lufta për drejtësi dhe korrupsion”, tha ai në seancë.

Fillon seanca plenare për katër vjet qeverisje

Ka nisur punimet seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet rreth projekt-Rezolutës për katër vjet qeverisje.

Shefi i grupit parlajmentar të AAK-së fillimisht ka bërë prezantimin e kësaj projekt-rezolute,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat