​Klinaku reagon pas arrestimeve nga Specialja

Aktuale

​Klinaku reagon pas arrestimeve nga Specialja

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 11:15
Gjykata Speciale

Udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku tha se Gjykata Speciale “po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”.

Reagimi i tij vjen pas arrestimeve që Specialja i bëri të enjten në Kosovë.

“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë.

Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat