Kurti takon djalin e Alija Izetbegoviqit, Bakirin

Aktuale

Kurti takon djalin e Alija Izetbegoviqit, Bakirin

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 17:43
Albin Kurti dhe Bakir Izetbegoviq

Kreu i partisë për Veprim Demokratik, Bakir Izetbegoviq, ka pritur sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Në këtë takim kanë biseduar për raportet mes Bosnje e Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit në ekonomi, kulturë e siguri, shkruan vijesti.ba.

Izetbegoviç përshëndeti vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës që udhëtojnë në Kosovë, i cili, siç u theksua, do të kontribuojë dukshëm në forcimin e bashkëpunimit.

Kurti e Izetbegoviq bashkërisht theksuan nevojën për të zbatuar të gjitha detyrimet që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili përfshin mundësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve.

Vëmendje e veçantë në takim i është kushtuar edhe situatës në rajon, zhvillimeve gjeopolitike dhe ndikimit të tyre në Ballkanin Perëndimor, si dhe ndikimeve malinje të huaja që tentojnë të shkaktojnë destabilitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat