Dreshaj: Mos ndërtimi i shtëpive për të moshuarit, nuk është mashtrimi i vetëm i Kurtit

Aktuale

Dreshaj: Mos ndërtimi i shtëpive për të moshuarit, nuk është mashtrimi i vetëm i Kurtit

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 11:45
Shemsedin Dreshaj

Shemsedin Dreshaj, deputet nga rradhët e  AAK-së, ka theksuar se mos ndërtimi i shtëpive për të moshuarit nuk është mashtrimi i parë i Qeverisë Kurti gjatë katër viteve të pushtetit.

‘’Mos ndërtimi i shtëpive nuk është mashtrimi I vetëm që e ka bërë Kurti këto katër vite në Kosovë’’, tha Dreshaj.

Ai shtoi se, nëse për  katër vite  kjo qeveri nuk ka arritur të ndërtojë asnjë shtëpi për të moshuarit, mandati do të përfundojë pa e filluar asnjërën.

‘’Nëse për katër vite nuk ka arritur ta ndërtojë asnjë shtëpi për të moshuarit unë mendoj që do ta kryej mandatin pa e filluar asnjërën’’, përfundoi Dreshaj.

Në Kosovë aktualisht operojnë 5 shtëpi të kujdesit për të moshurarit, përkatësisht në Prishtinë, Istog, Skenderaj ,Vushtrri si qëndrim ditor dhe në Graçanicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat