Operacion i madh Shqipëri-Kosovë, 16 të arrestuar - ja çka sekuestroi Policia

Aktuale

Operacion i madh Shqipëri-Kosovë, 16 të arrestuar - ja çka sekuestroi Policia

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 11:21
Operacioni i gjerë policor është zhvilluar në të dyja vendet

Operacioni i përbashkët midis autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, kundër trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Operacioni i gjerë policor është zhvilluar në të dyja vendet, duke shënuar një goditje të rëndësishme ndaj aktiviteteve të paligjshme.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë aksionit janë sekuestruar 60 armë zjarri, ndërsa janë arrestuar 16 persona të dyshuar për përfshirje në këtë rrjet kriminal. Nga të arrestuarit, 6 janë ndaluar në Shqipëri, ndërsa 10 të tjerë në Kosovë.

Autoritetet e të dyja vendeve kanë theksuar rëndësinë e këtij operacioni të përbashkët, duke e cilësuar atë si një hap domethënës në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve.

Në vijim për operacionin pritet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp me përfaqësues nga policia e Shqipërisë dhe e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat